Panorama Sport (Albania)

Derbi i trashëgimt­arëve, Maldini sfidon Stankoviçi­n

-

Në Milano po flitet vetëm për ndeshjen e madhe mes Interit dhe Milanit. Jo vetëm në rrugët e qytetit, por edhe në faqen e parë të gazetës, "Corriere di Milano" e cila shkruan: "Maldini dhe Stankoviç, derbi i fëmijëve". Derbi, në të vërtetë, do të luhet të dielën në mbrëmje, aty ku dy skuadrat me objektiva të ndryshme do të takohen për një qëllim. Në prag të sfidës, dy mbiemra të njohur të tjerë shfaqen në planin e parë. Të dielën kundër Veronës në "San Siro", mesfushori Daniel Maldini bëri debutimin e tij. Në krahun tjetër portieri Filip Stankoviç, djali i ish-mesfushori­t Dejan Stankoviç, një nga protagonis­tët e tripletës zikaltër në sezonin 2010, ishte ulur në pankinën e Kontes gjatë ndeshjes në Udine e fituar nga Interi me rezultatin 2-0 falë golave të bomberit belg, Romelu Lukaku. Mungesa e kapitenit, Samir Handanoviç, e detyroi teknikun zikaltër të thërrasë si portier rezervë serbin e lindur në Romë. Në supersfidë­n e së dielës, Stankoviç do të jetë sërish në stol dhe shanset për të luajtur edhe pse minimale, do të jenë reale. Pezullimi i Bernit dhe mungesa e Handës (edhe jo e konfirmuar) mund të bëjnë që portieri i të rinjve mund të debutojë në "San Siro" përballë 75 mijë tifozëve nga të cilët më të shumtë do të jenë zikaltër për shkak se Interi luan si pritës. Kështu tifozët do të kenë mundësi për të parë edhe një pjesë të së ardhmes në klubet e tyre. Daniel dhe Filip do të kuptojnë sfidat që baballarët e tyre kanë përjetuar në tempullin e futbollit italian, rëndësinë që kanë fanellat e të dyja skuadrave të cilët edhe pse kanë humbur lavdinë, do të luftojnë deri në frymën e fundit për të fituar... derbin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania