Panorama Sport (Albania)

Çalhanoglu, kundër vetes: Jemi në rrugën e duhur

-

"Jemi në rrugën e duhur". Janë këto fjalët që Hakan Çalhanoglu ka shprehur në një postim në "Instagram" pas barazimit kundër Veronës. Ish-mesfushori i Bajer Leverkusen­it ka gjetur për herën e dytë radhazi rrugën e golit, pas dopietës kundër Torinos në Kupën e Italisë. Ishte nga maji i 2018-ës, Milan-Fiorentina 5-1, që numri 10 kuqezi nuk shënonte nga një goditje dënimi me ngjyrat e "Djallit". Ka realizuar sërish në "San Siro", në të njëjtën portë të një viti e gjysmë më parë. Fantazisti me vitlindje 1994 është aktualisht në kuotën 5 gola të realizuar dhe synon me forcë të mposhtë atë që është rekordi i tij personal me fanellën e Milanit: tetë, të gjithë të shënuar në vitin e tij të parë si kuqezi, mes kampionati­t dhe Ligës së Europës.

ÇËSHTJE TAKTIKE - Sezonin e kaluar, për t'i shtuar edhe rendimenti­n e gjithë skuadrës, detyrat e besuara nga Gatuzo për Hakanin ishin më të rrepta dhe taktike. Ish-trajneri kuqezi, sot te Napoli, shfrytëzon­te shpesh aftësitë e tij të mira në fazën e mbulimit dhe sakrifikoh­ej, duke hequr dorë megjithatë në nivel sulmi. Sezoni 2018-'19 për turkun u mbyll me 4 gola dhe 13 asiste në 46 prezenca mes kompeticio­neve të ndryshme. Me Marko Xhampaolon fillimisht e më pas me Stefano Piolin, mesfushori ka pasur pak më shumë liri në këtë Milan të ri: në fakt, 25-vjeçari ka arritur të godasë plot 47 herë portën kundërshta­re, një statistikë që e vendos menjëherë në dhjetëshen e parë për sa i takon Serisë A. Jo vetëm që numri 10 është goditësi më i mirë kuqezi, por edhe i vetmi i cili ka realizuar golin e vetëm me kokë në këtë kampionat nga ekipi, atë vendimtari­n kundër Breshas.

NË KËRKIM TË REKORDEVE - Aktualisht Çalhanoglu, mes kampionati­t dhe Kupës së Italisë, ka realizuar 5 gola dhe 1 asist në 21 ndeshje. Tani synon të thyejë rekordin me kuqezinjtë: jo vetëm për 8 golat, por edhe për sa u përket 10 asisteve të regjistrua­ra në 45 prezenca mes kompeticio­neve të ndryshme. Djali nga Mahhaimi ka ende në gatishmëri gjithë fazën e kthimit dhe dy sfidat e Kupës së Italisë kundër Juventusit (së paku) për të realizuar minimumi katër gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania