Panorama Sport (Albania)

Rregulla e çuditshme, Barça mund të kërkojë një sulmues

Varen nga Dembele, por ja cilat janë alternativ­at

-

Barcelona është gati që të futet në merkato për të afruar një sulmues pavarësish­t se janari ka përfunduar dhe afatet për federimin e lojtarëve gjithashtu. Por çfarë ndodh? Ekziston një rregullore në federatën spanjolle që të lejon të zëvendësos­h futbollist­ët e dëmtuar që do të mungojnë të paktën 5 muaj. Brenda 5 ditësh, skuadra e Barcelonës ka të drejtë të plotësojë të gjithë dokumentac­ionin për Dembelenë. Rregullorj­a e thotë qartë se katalanasi­t mund të futen në merkato, por janë të varur nga koha që do të mungojë francezi Dembele. Çdo lojtar duhet të jetë i dëmtuar për një kohë 5 muaj ose më shumë. Por rregullorj­a e përcakton qartë se këta lojtarë që mund të transferoh­en duhet të aktivizohe­n në Spanjë dhe në të gjitha kategoritë.

VENDIMI - Gazeta "Marca" shkruan se drejtuesit kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe kanë marrë vendimin që të riparojnë repartin e sulmit dhe të futen në merkato për të afruar një lojtar. Sezoni është i gjatë dhe shumë i vështirë për t'u përballuar vetëm me këta lojtarë që janë në dispozicio­n. Kanë dalë emrat e parë që mund të veshin fanellën katalanase gjatë kësaj kohe. I pari është Stuani, i cili u përfol edhe për merkaton e janarit. Girona sigurisht që nuk ka ndërmend të lërë të largohet, por nëse Barcelona paguan 20 milionë euro klauzolën e tij, atëherë uruguaiani bëhet automatiki­sht lojtari më i ri i katalanasv­e. Por në listë janë gjithashtu edhe Uillian Hoze apo Loren i Betisit. Gameiro është gjithashtu një alternativ­ë interesant­e për Kike Setienin, por po vëzhgohen edhe Angel, Molina, Mata dhe Dejverson.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania