Panorama Sport (Albania)

Dembele operohet dhe mbyll sezonin, shans për Manajn

Lajm tronditës për Barçën, francezi 4 muaj jashtë

-

Kur të vijnë të këqijat, hapu derën. Lajmet negative te Barcelona nuk kanë fund. Që pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, klubi është përballur me probleme të shumta. I fundit ka ardhur nga infermieri­a, ku analizat që ka bërë Osman Dembele kanë treguar se lojtari francez duhet të operohet në tendinën e muskulit të këmbës së djathtë. U mendua se do të ishte thjesht një dëmtim i vogël dhe lojtari do të rikthehej pas 15 ditësh, por shkoi më keq. Kampioni i botës do të mungojë 4 muaj dhe kjo do të thotë se e ka humbur përfundimi­sht sezonin. Por situata bëhet akoma më shumë alarmante sepse emrat në repartin e sulmit janë të paktë. Luis Suarez gjithashtu është i dëmtuar dhe ai e ka humbur sezonin. Skuadra e Barcelonës është ende e pavendosur për mënyrën se si do të rikuperohe­t lojtari, por mediat bëjnë me dije se operacioni është i pashmangsh­ëm. Trajneri Setien tha se rikthimi i Dembelesë do të ishte si një blerje e madhe e merkatos së janarit, por në fakt ai do të jetë si një blerje në verë.

Alarm për lojtarë - Kike Setien është në alarm total dhe nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje. Nga dita e sotme deri në fundin e sezonit, katalanasi­t duhet të luajnë 27 javë në rast se shkojnë deri në fundin e Kupës së Mbretit dhe Ligën e Kampioneve. Trajneri ka në dispozicio­n vetëm 16 lojtarë nga ekipi i parë dhe Ansu Fatin që është i regjistrua­r në ekipin e

parë. Nuk është vetëm ky problemi kryesor, por çekuilibri që ekziston mes reparteve është më shqetësues. Ndërkohë që mbrojtja nga krahët është e mbuluar mirë me Serxhi Roberton dhe Semedon nga e djathta dhe Albën e Firpon nga e majta, qendra e mbrojtjes është problem. Kike Setien ka në dispozicio­n vetëm 3 qendërmbro­jtës dhe në ndeshjen e ardhshme vetëm dy (Lengle-Umtiti) sepse Pike është i ndëshkuar me kartonë. Lojtari i akademisë, Araujo, është ende në ajër. Një mungesë e gjatë e njërit prej qendërmbro­jtësve mund të jetë një alarm i madh për katalanasi­t. Mesfusha gjithashtu është reparti më i pozicionua­r mirë sepse ka disa lojtarë si Buskets, Rakitiç, De Jong, Artur Melo, Vidal dhe dy të tjerët nga akademia Riki Puxh dhe Kojado. Pesë lojtarët e parë kanë shumë eksperienc­ë dhe mund të ndihmojnë ekipin në momentet delikate.

Shans për Manajn - Reparti i sulmit është ai që ka më shumë probleme dhe e ka të vështirë për të mbijetuar. Me dëmtimet e Suarezit dhe Dembelesë, Mesi dhe Grizman janë të vetëm përpara rrezikut. Për fatin e mirë të Barcelonës, është duke shkëlqyer Ansu Fati dhe po udhëheq katalanasi­t në repartin e avancuar. E gjithë kjo situatë mund t'i buzëqeshë sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj. I transferua­r në Katalonjë në merkaton e janarit, lojtari lushnjar është duke zhvilluar disa stërvitje me Barcelonën dhe tani po pret vetëm grumbullim­in për të dhënë kontribut me ekipin e parë. Hiroki Abe dhe Rei Manaj janë alternativ­at e vetme që ka Setien për sulmin dhe ai sigurisht që duhet t'u besojë atyre për fundin e sezonit. Të mbijetosh vetëm me 17 lojtarë është e pamundur, prandaj ëndrrat e Manajt me shumë mundësi do të bëhen realitet. Dy ditë më parë trajneri Setien e përfshiu shqiptarin në listën e Champions-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania