Panorama Sport (Albania)

Krisja në Paris, Reali po luan pistë për Mbapenë

Nuk do të bëjnë asnjë lëvizje derisa ta telefonojn­ë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kilië Mbape nuk e kupton aspak To mas Tuhelin dhe vendimet e tij për ta lënë në stol. Trajneri dëshiron që të zbatojë "ligjet" e veta, ndërsa lojtari do që t'i luajë të gjitha ndeshjet pa menduar për të pushuar në prag të javëve vendimtare. Pastaj vjen edhe romanca e pakonsumua­r mes kampionit të botës dhe Realit të Madridit. Në çdo moment, tensioni mes sulmuesit dhe trajnerit shton akoma më shumë zërat për një kalim të mundshëm të Mbapesë në Madrid. Nga ana tjetër, skuadra e Florentino Perezit është duke qëndruar e qetë dhe nuk po bën lëvizje. Drejtuesit madrilenë thjesht po fërkojnë duart për gjërat që ndodhin në Paris, por në fakt me heshtjen e tyre po luajnë pistë. Madrilenët dhe specifikis­ht trajneri Zinedin Zidan nuk e kanë fshehur kurrë admirimin për francezin. Mbape konsideroh­et si kampioni i radhës në futbollin europian kur Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi të varin këpucët në gozhdë. Në Madrid janë duke vëzhguar gjithçka që po ndodh, ashtu siç bënë verën e kaluar me Nejmarin. Nuk po lëvizin asnjë gisht dhe nuk kanë ndërmend ta bëjnë për momentin. Raporti mes presidenti­t Florentino Perez dhe Naser Al Khelaifit, (presidenti­t të PSG-së) është i shkëlqyer. Nga zyrat e "Santiago Bernabeu"-t bëjnë me dije se nuk kanë ndërmend që ta prishin këtë raport që ekziston. Një interesim për Mbapenë do të prishte harmoninë mes dy klubeve dhe do të irritonte shefat e PSGsë. Asnjë hap fals. Ky është urdhri. Ata mendojnë që të jenë zgjidhje e një problemi pa qenë kurrë pjesë e konfliktit. Taktika e ndjekur do të jetë e njëjta me atë të Nejmarit në verën e vitit 2019. Madrilenët presin ndonjë telefonatë nga Parisi apo nga Katari për t'u hedhur në aksion dhe nëse kjo gjë nuk ndodh,

zero lëvizje. Koha është duke ecur në favor të lojtarit, i cili e mbaron kontratën në 30 qershorin e vitit 2022 dhe qëllimi i tij është për të mos e rinovuar atë. Al Khelaifi dhe Leonardo duan që ta bindin që të qëndrojë për shumë vite në Paris dhe të bëhet legjendë e këtij klubi, por Mbape është i joshur më shumë se kurrë për të punuar me Zinedin Zidanin dhe mendon se në fundin e sezonit është koha ideale për të veshur fanellën e bardhë. Ndërkohë që në Spanjë raportojnë se nuk ka pasur kontakte mes palëve, media të tjera thonë se Reali dhe Mbape kanë arritur një marrëveshj­e paraprake dhe presin thjesht fundin e sezonit për ta zyrtarizua­r. Një transferim i tillë do të vendoste një rekord të ri në futboll.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania