Panorama Sport (Albania)

Liverpuli i pandalshëm edhe me vogëlushët, Klop feston nga shtëpia

-

Liverpuli dominon edhe me një skuadër 19-vjeçarësh. Jyrgen Klop vendosi t'i japë pushim skuadrës së parë për "replay"-n e 1/16-ave të Kupës FA në "Anfield" kundër Shrusbërit dhe të rinjtë e akademisë nuk e zhgënjejnë, duke prerë biletën në 1/8-at atje ku do t'i presë Çelsi.

NDESHJA - Djemtë e trajnerit të rezervave, Neil Kriçli, dominojnë në pjesën e parë, duke arritur deri në shifrën 77% të zotërimit të topit ndërsa formacioni i Ligës së Parë nuk doli nga porta, jo më të kërcënonte portierin Keleher. Megjithatë, mungesa e përvojës së lojtarëve të kuq bëri që ata të mos e shfrytëzon­in avantazhin e mbajtjes së topit dhe portën e kërcënuan vetëm një herë me gjuajtjen nga goditja e dënimit të Xhons. Pjesa e dytë nis me dominimin e vendësve që kërcënojnë sërish me Xhons, ndërsa portieri O'Liri i mohon golin mbrojtësit të djathtë, Uilliams. Në një zbritje të rrallë të miqve, Uallej hesht "Anfield"-in në minutën e 59-të, por goli i miqve anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Ëndrra e skuadrës së Ligës së Parë merr përfundimi­sht fund në minutën e 75-të kur Ro-Shon Uilliams nuk sheh daljen e portierit të tij pas një krosimi dhe devijon në rrjetë me kokë.

REKORDI - 19 vjeç e 102 ditë ishte mosha mesatare e skuadrës së Liverpulit në ndeshjen e mbrëmshme, duke thyer rekordin e ekipit më të ri në historinë e klubit në të gjitha kompeticio­net, për herë të dytë këtë sezon dhe duke thyer rekordin që vendosën në çerekfinal­en e Kupës së Ligës kundër Aston Vilës në dhjetor (skuadra ishte 19 vjeç e 182

ditë). E të mendosh që pesë nga gjashtë skuadrat më të reja në moshë në historinë e "Reds"ave janë regjistrua­r që prej kohës kur Jyrgen Klop mori drejtimin e klubit në tetor 2015: ndaj Shrusbërit mbrëmë, Aston Vilës në dhjetor 2019, Plajmuthit në janar 2017 (dy herë) dhe Ekseterit në janar 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania