Panorama Sport (Albania)

76 ndryshime në formacion, lojtarët i ankohen Pepit

Katalanasi nuk ka preferuar kurrë të njëjtin ekip këtë sezon

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zbulohen pjesë nga analiza 50minutësh­e e Pep Guardiolës me skuadrën e Mançester Sitit pas humbjes ndaj Totenhemit mbrëmjen e së dielës. Trajneri katalanas, i cili u mbyll me lojtarët e tij për gati një orë në dhomën e zhveshjes pas disfatës që i la ata 22 pikë mbrapa kryesuesve të Liverpulit, ka dëgjuar edhe ankesat e futbollist­ëve për ndryshimet e shumta që ka bërë në formacion gjatë këtij sezoni sipas burimeve të "Daily Mail". 49-vjeçari nuk ka luajtur kurrë me një formacion në dy ndeshje gjatë 2019-2020 dhe ka bërë ndryshime radikale në skuadër që prej largimit të ndihmësit të tij Mikel Arteta drejt stolit të Arsenalit. "Daily Mail" zbulon se lojtarë të rëndësishë­m të kampionëve të Anglisë janë të shqetësuar nga ndryshimet e shpeshta të taktikës së trajnerit të tyre dhe emrave që zbresin në fushë dhe ia kanë përcjellë pikëpamjet e tyre trajnerit gjatë mbledhjes së fundit. Në fakt, Pep e kërkoi vetë diçka të tillë, duke pyetur skuadrën për sugjerimet që ata kanë se si të përmirësoh­en, pasi vetëm gara

për titull mund të quhet e mbyllur dhe "Qytetarët" luftojnë ende në Ligën e Kampioneve dhe dy kupat e Anglisë. Siti ka bërë një mbledhje të ngjashme për 30 minuta edhe sezonin e shkuar pas humbjes 2-1 me Njukasëlli­n në janar. Dhe prej atij momenti, pas diskutimev­e

në "St James' Park", skuadra reagoi duke fituar 14 ndeshjet e mbetura dhe mbrojtur titullin kampion me vetëm 1 pikë diferencë nga rivalët e Liverpulit. Guardiola shpreson që kjo mbledhje të ketë të njëjtin efekt përpara se Mançester Siti të përballet me Realin e

Madridit në Champions, në raundin e 1/8-ave këtë muaj. Siti nuk është kualifikua­r kurrë përtej çerekfinal­eve me katalanasi­n në stol dhe lojtarët janë të shqetësuar se ndryshimet e tij të vazhdueshm­e në personel mund të dëmtojnë shanset e tyre

për trofe këtë sezon. Pep i ka bërë 76 ndryshime formacioni­t të tij në Premier Ligë këtë sezon, më shumë se çdo trajner tjetër. Pas tij renditet Lampard (60 ndryshime te Çelsi), Klop (46), Roxhers (44). Kris Uajldër i Shefilldit ka bërë më pak nga të gjithë (30).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania