Panorama Sport (Albania)

Flik: Bajerni nuk e fal Kupën

"Po bëjmë një kampionat fantastik, skuadra është e dënuar të fitojë trofeun në Berlin"

-

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, foli dje për ndeshjen e radhës ndaj Hofenhaimi­t për Kupën e Gjermanisë. Tekniku bavarez kërkon përqendrim maksimal nga skuadra e tij pasi sipas tij, Kupa është një objektiv i rëndësishë­m sezonal.

Sa e rëndësishm­e është Kupa për Bajernin?

Është një nga objektivat kryesorë të klubit. Duam ta sjellim sërish trofeun në Mynih. Hofenhaim është një kundërshta­r i vështirë dhe ndaj nesh kanë bërë gjithnjë ndeshje të mira. Nuk do të jetë një shëtitje në park, për këtë jam i sigurt. Lojtarët janë profesioni­stë, i kam kërkuar që të kenë të njëjtin motivim ashtu si në ndeshjet e kampionati­t.

Si është gjendja e Perisiç?

Në fillim menduam se nuk ishte diçka serioze. Por ai ka një frakturë në kavilje dhe i duhet të pushojë për disa kohë. Më saktë, katër javë. Kjo është një goditje për ne pasi ai ishte duke bërë një punë shumë të mirë në ndeshjet e fundit.

Po Hernandez dhe Gnabri?

Lukas do të jetë i grumbullua­r, nuk e di nëse do të luajë. Do të vlerësojmë gjendjen e tij edhe në dy ditët e ardhshme. Serge është në formë të mirë dhe me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Presidenti Hainer ishte shumë i kënaqur me punën tuaj, po ju si e vlerësoni punën e tij?

Më vjen mirë që dëgjoj një drejtues të lartë të flasë pozitivish­t për mua. Kjo do të thotë se po bëj një punë të mirë. Nëse skuadra jep 100% nga mundësitë e saj, atëherë askush nuk mund të na ndalë. Detyra ime është të motivoj skuadrën. Për sa i përket presidenti­t, edhe ai ka nisur një epokë të re në klub. Jam i bindur se do të ketë sukses në këtë detyrë të re.

Në ndeshjen ndaj Maincit, pamë një Tiago të rilindur, çfarë ka ndodhur?

Ai ka qenë gjithmonë një lojtar i klasit botëror. Por ndonjëherë të duhet edhe pak fat në futboll. Në fillim të sezonit tha se do të shënonte pesë gola. Të shohim.

Edhe pse keni mungesa në mbrojtje, keni treguar se jeni të pathyeshëm?

Në letër shkruhet gjithmonë se në mbrojtje punën më të madhe e kanë mbrojtësit. Por në një skuadër të mirë, të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin. Për momentin po bëjmë një punë të mirë. Sigurisht që ka

ende gjëra për t'u përmirësua­r, por jemi në rrugën e duhur.

Tani që ndodheni në vendin e parë, ndieni më shumë presion?

Puna e trajnerit është e lidhur me rezultatet, kur ato nuk arrihen, presioni rritet. Te

Bajerni përveç rezultatev­e, kërkohet edhe loja e bukur. Fatmirësis­ht, gjithçka ka shkuar mirë për ne, ndaj jam i qetë. E bëj me pasion punën time këtu në Mynih. Jam një njeri që e dashuroj atë që bëj, kështu ka qenë gjithmonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania