Panorama Sport (Albania)

"Ronaldo i lumtur, rekordet e tij turpërojnë Perezin"

-

Ramon Kalderon Ramos, ishpreside­nti i Realit, ndalet të komentojë situatën e Kristiano Ronaldos në Torino dhe zbulon për mikrofonat e "TuttoJuve" se çfarë i ka dhënë kampioni portugez për aventurën e tij me ngjyrat bardhezi.

Me dy golat ndaj Fiorentinë­s, CR7 ka shënuar 9 herë radhazi, duke barazuar rekordin e Trezegesë. Si e komentoni këtë lajm?

Nuk çuditem dhe përveç kësaj jam i bindur se sukseset e tij me Juven nuk do të ndalen me këtë rekord. Kristiano është në gjendje të arrijë gjithçka që është e pamundur për lojtarët e tjerë.

Numrat e tij nuk përfundojn­ë këtu: 14 gola në 9 ndeshjet e fundit, 50 gola në 70 ndeshje me fanellën bardhezi. Është i huaji i dytë që e arrin këtë kuotë kaq shpejt në Serinë A.

Nuk ka asnjë dyshim që do vazhdojë kështu derisa ta mbajë veshur këtë fanellë. Këto shifra tregojnë gabimin e madh dhe sikletin e madh të presidenti­t të Realit (Florentino Perez) i cili nuk e shiti për arsye sportive, por për një raport personal të keq. Kur shënoi kaq shumë në Madrid, ishte vendimtar në suksesin e Champions-it të katërt.

Nesër (sot) ai feston 35vjetorin. Deri ku mund të mbërrijë sipas jush?

Kur një sportist zotëron dhuntitë e tij, kujdeset për veten, stërvitet me të njëjtin entuziazëm kur ishte i ri dhe jeton për të qenë një futbollist më i mirë çdo ditë, besoj se është e pamundur për të parashikua­r se deri kur mund të shkojë.

Përveç formës së çmendur që po jeton, e shikoni me të vërtetë të lumtur në Torino siç ishte në Madrid?

Mendonte se ishte shumë i lumtur te Reali, pavarësish­t marrëdhëni­es së keqe me presidenti­n, i cili nuk e kishte vlerësuar kurrë siç e meritonte. Pastaj nuk e kishte transferua­r as ai. Kur e takova në një prej inaugurime­ve të bizneseve të tij në Madrid, më tha se Torino është një qytet shumë i bukur, mikpritës dhe është i kënaqur që po jeton në Itali. Është integruar mirë brenda Juves dhe më foli me respekt për ngrohtësin­ë e tifozëve për të.

Nëse një ditë do jeni sërish presidenti i Realit, sa para do të shpenzonit për ta rikthyer në Madrid?

E pata të vështirë të bindja Mançesteri­n ta shiste dhe fatkeqësis­ht nuk ka asnjë shifër që do ta sillte në skuadrën e Zidanit. Lojtarë si ai janë të paçmueshëm. Ishte një gabim historik që e lamë të largohej dhe po e paguajmë shumë shtrenjtë.

 ??  ?? Ramon Kalderon
Ramon Kalderon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania