Panorama Sport (Albania)

Partizani një rrogë gjobë, ja si e shlyejnë kampionët

Duhet një mrekulli në Kupë dhe fitore radhazi, Mala sërish çështje...

- ILIR CARA

Fillimi i 2020-ës ka qenë mjaft i brishtë për Partizanin, pasi kampionët e nisën pjesën e dytë të sezonit me dy humbje në kampionat, 3-2 ndaj Skënderbeu­t dhe 1-0 me Kukësin, si dhe u mposhtën 3-0 nga Besëlidhja në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës. Disfata e Lezhës sikur e "mbushi kupën" te kampionët dhe kjo bëri që presidenti Gaz Demi dhe drejtuesit e tjerë të klubit të zhvillonin një mbledhje urgjente me skuadrën. Për ecurinë negative, të gjithë u gjobitën nga presidenti, duke filluar nga punëtorët e thjeshtë, lojtarët dhe stafet. Ndonëse Partizani e ka mbajtur këtë pjesë si çështje familjare, duke mos dhënë asnjë detaj për publikun, "Panorama Sport" ka mësuar se gjoba për secilin ka qenë e vlefshme me pagën mujore. Por, ky ndëshkim nuk është i formës së prerë, pasi drejtuesit ia kanë lënë mundësinë ekipit për ta shlyer gjobën, gjë e cila ka të bëjë me reflektimi­n e skuadrës. Ky proces thuajse ka nisur mbarë, pasi ekipi në Gjirokastë­r mori suksesin e parë për 2020-ën, ku fituan 3-0 ndaj Luftëtarit. Shansi për ta shlyer gjobën ka të bëjë me krijimin e një ecurie pozitive në kampionat me disa fitore radhazi, si dhe me përmbysjen e ndeshjes së parë të Kupës me Besëlidhje­n. Kualifikim­i në Kupë është barometri për rikthimin e vërtetë të kampionëve të Shqipërisë, në mënyrë që të mbeten në lojë për fitimin e të dy trofeve. Lojtarët kanë në dorë

jo vetëm fatin e gjobës së tyre, por edhe të punonjësve të tjerë, që nuk kanë lidhje me rezultatin e fushës. Pas fitores me Luftëtarin, fillimisht kërkohet trepikëshi me Flamurtari­n në kampionat, si dhe kualifikim­i në Kupë ndaj Besëlidhje­s. Kalimi me sukses i kalendarit që

ofron muaji shkurt bën që automatiki­sht të zhvlerësoh­et edhe gjoba e vendosur nga presidenti.

STABILITET­I I FORMACIONI­T

- Partizani ka ndryshuar rreshtimin në fushë thuajse gjatë çdo jave në pjesën e parë të sezonit dhe ky është konsiderua­r

edhe një nga shkaqet që pati ekipi nën drejtimin e ishtrajner­it Franko Lerda. Por me Adolfo Sormanin në krye të "demave" parashikoh­et që të përmbyset kjo situatë, pasi nuk do të eksperimen­tohet çdo javë. 54vjeçari dhe stafi i tij janë pranë konsolidim­it të një formacioni bazë, ku ata do të mbështeten. Gjithsesi, ndryshimet janë në varësi të gjendjes së lojtarëve apo edhe pezullimev­e që vijnë nga kartonët. Sormani e ka dhënë idenë e tij, pasi preferon ta rreshtojë ekipin sipas modulit 4-4-2, me mesfushën në formë rombi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania