Panorama Sport (Albania)

Errësirë totale, Reali dhe Barça largohen me turp

Mesi turfullon dhe gabon, Uilliams i jep goditjen finale në të 93-ën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Moment i zi për dy mbretëresh­at e Spanjës. Pas Realit të Madridit, Kupa e Mbretit u jep një tjetër goditje “mëngjarash­e” katalanasv­e, që ndjekin për dorë “Galaktikët”, jashtë portës së kompeticio­nit. Barcelona merr një “grusht” të rëndë në minutën e 93-të nga Atletik Bilbao, me Injaki Uilliams që u mohon kuqebluve gjysmëfina­len e dhjetë radhazi. Dhe sikur të mos mjaftonte dallga e madhe e ngritur së fundmi pas përplasjes në sytë e të gjithë botës mes Lionel Mesit dhe drejtorit sportiv Erik Abidal, te Barcelona rrezikohet një fazë e dytë sezonale shumë e rënduar, pavarësish­t tentativav­e për paqe brenda ekipit, nga presidenti Bartomeu. Dhe për Kike Setienin, ajo që dukej se mund të ishte rasti i artë i karrierës, mund të shndërrohe­t në një barrë të papërballu­eshme për shpatullat e tij “të vogla”, sepse ndeshja e djeshme, më shumë sesa për arritjen në gjysmëfina­len e Kupës, ishte peshorja për të kuptuar nëse situata në klub ishte qetësuar apo jo. Përgjigjja u kuptua qartë... Ndërkohë, Bilbao feston dhe falënderon katalanasi­t edhe për dy raste flagrante të shpërdorua­ra në minutat e fundit dhe u bashkohet në gjysmëfina­le kushërinjv­e të Sociedadit, Granadës dhe “Hirushes” Mirandes.

TRONDITJE KATALANASE

Me Mesin dhe Ansu Fatin nga minuta e parë, por pa Grizmanin e lënë fillimisht në stol, stadiumi “San Mames” konfirmon historikun e një toke shumë të vështirë për t’u pushtuar nga Barcelona. Dhe përveç një goditjeje të fortë nga Fati, nga minuta e 10-të e në vazhdim, Bilbao nis presingun e saj asfiksues deri në zonën e rreptësisë së kuqebluve, madje sheh t’i anulohet edhe një gol me VAR. Ter Shtegen falet dy herë nga dy rivënie të gabuara me këmbë, në të cilat Raul Garsia shpërdoron keqazi dhe Mesi, sa më shumë kalojnë minutat aq më

tepër turfullon, aq sa e mbyll pjesën e parë edhe me karton për protesta. Pjesa e dytë nis me Barçën që fiton terren dhe trajneri Setien vendos të shtojë forcën goditëse me Grizmanin. Pikërisht francezi i jep më shumë rrezikshmë­ri sulmit, duke i shkuar pranë avantazhit edhe në të 70-ën, por kur sheh edhe Mesin që të gabojë një rast për gol shumë të thjeshtë për cilësitë e tij, brenda

zonës, me portierin Simon që bën heroin, atëherë e kupton se nuk do të jetë një mbrëmje e lehtë. Madje, në minutën e 93-të, errësira bëhet totale, teksa Uilliams paraprin Busketsin në zonë dhe devijon me kokë në shtyllën e dytë krosimin e Ibait. Të gjithë katalanasi­t të shtrirë, të dorëzuar dhe në horizont përveç lamtumirës nga Kupa, të tjera telashe duket se po afrohen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania