Panorama Sport (Albania)

85 milionë € në vit, ja sa kushton të blesh Mesin

Leo mund të ikë me zero, nga Juve-Inter e deri te Mançester Siti nisin të bëjnë llogaritë

-

Për të dhjetën herë dhe të fundit, deri më tani, Lionel Mesi hodhi firmën e tij mbi kontratë më 25 nëntor 2017. Nëse do ta kishte zgjatur edhe për 36 ditë më vonë, argjentina­si do të kishte qenë i lirë që të pranonte ofertën më të mirë, duke qenë se akordi i periudhës skadonte në qershor 2018. Në Barcelonë, edhe dy vite më parë, ankthi ishte i madh, por asgjë nuk mund të krahasohet me “erën” që fryn këto tri ditë të fundit. Nëse më 25 nëntor 2017 Lionel Mesi firmoste deri në vitin 2021, me klauzolën që ndryshoi nga 250 në 700 milionë euro për prishjen e kontratës, kjo shifër tani nuk tremb askënd, duke qenë se në kontratë ekziston edhe një klauzolë tjetër, e cila i lejon

argjentina­sit të largohet me parametër zero, nëse lajmëron për t’u transferua­r në një klub tjetër, 30 ditë përpara startit të sezonit. Dhe kaq ka mjaftuar që ujërat të turbullohe­n... Nëse në Barcelonë, drejtuesit e klubit dhe tifozët janë në panik se ndoshta “Pleshti” është lodhur me situatën në klub, në

Europë duket se janë vetëm 5 klube që mund t’ia lejojnë vetes të paguajnë Lionel Mesin. Pas firmës së fundit me Barcelonën, media kishte zbuluar se kostoja e rinovimit të fundit ishte 400 milionë euro në total, brenda të cilave përfshihes­hin edhe të drejtat e imazhit të lojtarit. Madje, 100 milionë nga 400 ishin

derdhur menjëherë pas firmës në llogaritë e Leos, babai të tij Horge dhe vëllait Rodrigo, që e përfaqësoj­në numrin 10. Por ndoshta këto shifra në fjalë, duke parë edhe faktin që Mesi mund të largohet me parametër zero nga Katalonja, nuk trembin anglezët e Mançester Sitit e Junajtidit, francezët e PSG-së, por as Juventusin dhe Interin (italianët pretendojn­ë falë ligjeve të reja për uljen e taksave në sport, nga janari 2020, të cilat janë ulur nga 50 në 30 për qind). Por sa do t’u kushtonte afrimi i Leos 5 ekipeve të mësipërme? Përgjigjja është: Nga 50 deri në 85 milionë euro në vit. Baza e pagës është 50 milionë euro neto në sezon, por me Barcelonën që 26 milionë euro ia paguan klauzola tjetër, e cila thekson se klubi kontrollon 48 për qind të imazhit të lojtarit, pra gati gjysmën e parave që Leo thith nga sponsorët. Ndërkohë, një bonus i veçantë është ai prej 25 milionë eurosh në rast suksesi të Champions-it, i cili mund të përballohe­t nga të gjitha klubet e mësipërme. Por nëse këtu fusim edhe taksat, kostoja totale për të afruar Mesin në skuadër mund të prekë tavanin e 85 milionë eurove neto në vit, ndonëse falë imazhit dhe sponsorëve që Mesi do të afronte, asnjë shpenzim nuk duket i tepruar për 32-vjeçarin.

 ??  ?? Fotomontaz­h i Mesit dhe Ronaldos, si shokë skuadre te Juventusi
Fotomontaz­h i Mesit dhe Ronaldos, si shokë skuadre te Juventusi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania