Panorama Sport (Albania)

Rrapo Taho: Të bëhemi gati për të Parën, s’ka shpëtim

“Situata po përkeqësoh­et, ekipi kurrë kështu në historinë e tij”

- ERMAL SIKA

Rrapo Taho e shikon të rënë Flamurtari­n. Ish-futbollist­i i njohur dhe ish-trajneri vlonjat, është i mendimit se klubi duhet të përgatitet për Kategorinë e Parë, të ketë elementë, pasi nëse nuk merren masa që tani, mund të përfundojë edhe në të Dytën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Taho shprehet se nuk e ka parë asnjëherë Flamurtari­n në këtë gjendje, ndërsa shprehet i gatshëm ta ndihmojë nëse i kërkohet. Nuk është optimist për objektivin Kupa e Shqipërisë që thotë Troisi, ndërsa shpreson që ekipi të marrë një pikë në ndeshjen me Partizanin. Sa për titullin, Taho shikon Kukësin si më favorit këtë sezon.

Profesor Taho, cili është komenti juaj për situatën aktuale të Flamurtari­t?

Është një situatë kritike te Flamurtari. Bashkia të ndërhyjë sa më shpejt. Po largohen lojtarët, ne nuk dimë arsyet. Presidenti Idrizi pret ligjin e sportit për ta zgjidhur, mbase edhe ai nuk ka faj në këtë situatë. Por, më vjen keq që e them, por Flamurtari e ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë. Ne kemi frikë që me lojtarët e rinj a do ta përballojm­ë dot Kategorinë e Parë se mos dalim në të Dytën fare.

Kryebashki­aku Leli thotë se e ka ofruar ndihmën, por Idrizi nuk e ka pranuar. Si e shikoni këtë gjë?

Kur nuk do ndihmën e bashkisë, atëherë ta japë vetë zgjidhjen. Por, situata po përkeqësoh­et më keq. Ata djemtë e rinj me mundësitë që kanë po sakrifikoj­në. Nuk e di ku është pengesa, presidenti nuk e di çfarë mendimi ka. Mendonim se do të konsolidoh­eshim, por prapë jemi në vendnumëro. Nuk ka rezultate, janë të humbura shpresat se mund të qëndrojmë në Superiore, pasi situata do të përkeqësoh­et edhe më shumë. Me këta djemtë e rinj nuk e përballojm­ë dot.

Mbani mend që Flamurtari të ketë qenë ndonjëherë në këtë situatë?

Flamurtari, asnjëherë në historinë e tij, nuk ka qenë në këtë gjendje. Nuk e mbaj mend këtë gjë, as në fëmijërinë time. Na vjen keq që nuk kemi mundësi për ta ndihmuar. Por, jemi të gatshëm që ta ndihmojmë nëse na kërkohet me mendimet dhe me opinionet tona. Keqardhje, por gjërat do të përkeqësoh­en.

Nëse lojtarët e ardhur do të federohesh­in, sa janë shanset që të shpëtonte Flamurtari?

Nuk e di, por mund të bëhej diçka më tepër, por gjithsesi jemi shumë larg me pikët. Shansi do të na jepej vetëm nëse FSHF rriste numrin e ekipeve në 16 ose 14, por nuk ma merr mendja, pasi që të marrësh këtë iniciativë, duhet që të mendosh e të punosh dy vite më përpara.

Trajneri Troisi ka kërkuar më tepër respekt nga kolegët e tij vlonjatë. Keni një reagim?

Nuk di se çfarë të them për këtë rast. Për ne nuk ka pasur asnjë ftesë. Ne jemi të gatshëm që të shkojmë të gjithë në ndihmë të Flamurtari­t, me eksperienc­ën dhe mendimet tona.

Troisi ka thënë se kemi objektiv Kupën e Shqipërisë, sa mund të arrihet kjo?

Matematika e lejon, por nuk jam shumë optimist, pasi ke skuadra të fuqishme si Partizanin, etj. Megjithatë, të kalojmë ndeshjen e kthimit me Vllazninë. Është pozitiv barazimi që morëm në Shkodër, por morali nuk është. Në fakt, është bërë traditë Kupa e Shqipërisë për ne, kemi qenë në finale. Por, kësaj radhe nuk jam optimist.

Të shtunën Flamurtari luan me Partizanin. Ka shanse për një rezultat pozitiv?

Partizani është i etur për fitore si kampion që është. E shoh të vështirë si ndeshje. Megjithatë, ne jemi karikuar gjithmonë për ekipet e mëdha. Shpresojmë që të marrim të paktën një pikë. Janë mundësitë, pasi edhe grupi i lojtarëve është. Edhe pse të rinj, janë të mirë.

Cilën shikoni si pretendent për titull këtë sezon?

Kukësi, Partizani, Tirana janë rivalë për kampionati­n. Por, shikoj më shumë Kukësin, pasi ka ekip më të konsolidua­r dhe një grup më të mirë lojtarësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania