Panorama Sport (Albania)

Kaosi në KOKSH, del në skenë edhe Duka

Presidenti i FSHF-së do të takohet sot me krerët e federatave

- ARTIN LLESHAJ

Më datë 9 shkurt, siç dihet, do të mbahet asambleja e jashtëzako­nshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për zgjidhjen e situatës kaotike që prej kohësh është ulur këmbëkryq në institucio­nin më të lartë të sportit shqiptar. Presidenti Viron Bezhani për muaj me radhë ka lëshuar në mënyrë të vazhdueshm­e akuza të rënda, duke denoncuar për abuzime sekretarin Stavri Bello dhe "çështja" prej kohësh ka përfunduar deri në prokurori. Një situatë alarmante që e ka paralizuar edhe më keq sportin në Shqipëri. Në asamblenë së jashtëzako­nshme, gjithashtu pritet të vendoset data e asamblesë statutore, ku në fakt kjo e fundit duhej të ishte zhvilluar prej kohësh, por vazhdon të zvarritet nga gjendja aspak normale që po kalon KOKSH. Ligji i sportit, por edhe kërkesat e kohës kërkonin rishikimin e këtij statuti, gjithashtu edhe rekomandim­et e CIO-s. Propozimet nuk mungojnë ku propozimi i parë është përgatitu nga zv.presidenti i KOKSH si dhe është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv. Por jo të gjithë janë dakord me këtë propozim, madje ka nga ata që e konsideroj­në të padrejtë. "Propozimi i zv.presidenti­t bën që gara e votimit të fillojë afërsisht 40-0", shprehet Labo Çapo, anëtar i Komitetit Ekzekutiv si dhe sekretar i përgjithsh­ëm në Federatën Shqiptare të Xhudos. "Federatat përfitojnë projekte të cilat konvertohe­n në vota", shton më tej Çapo, duke paraqitur së bashku me disa federata olimpike një tjetër propozim. Ndërsa nisur nga kjo situatë kaotike, mësohet se së fundmi ka dalë në skenë edhe Armand Duka. Me iniciativë të presidenti­t të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili është zhgënjyer nga mënyra dhe funksionim­i i KOKSHit, do të mbahet sot në ambientet e hotelit "Tirana Internatio­nal" një takim ndërmjet federatave që janë kundër asamblesë. Sipas kreut të FSHF-së, KOKSH është kthyer në një institucio­n që nuk funksionon dhe mendohet se do të kërkohet largimi i aktorëve kryesorë të kësaj situate, si i presidenti­t Viron Bezhani ashtu edhe i sekretarit të përgjithsh­ëm Stavri Bello.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania