Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Gorea: Në federatë ka perversë

“Ponari të shikojë se si është katandisur basketboll­i”

- ARTIN LLESHAJ

Basketboll­i shqiptar për meshkuj dorëzoi trofeun e parë të sezonit, kur në datat 3 dhe 4 shkurt në Tiranë u mbajt faza finale e Kupës së Shqipërisë dhe që pa të triumfonte skuadrën Goga Basket. Por përveç rivaliteti­t dhe emocioneve të finaleve, nuk munguan as polemikat e tensioni. Pakënaqësi­të më të mëdha erdhën nga kampi i Teutës, ku nuk munguan akuzat ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve të federatës, pas humbjes së pësuar ndaj Vllaznisë. Për këtë durrsakët u kritikuan edhe nga presidenti i FSHB, Avni Ponari. Por Arqile Gorea, presidenti i skuadrës durrsake, nuk është aspak dakord me mendimin e Ponarit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Gorea shpreh hapur indinjatën e tij duke nisur që nga vendi i zhvillimit të finaleve, për të vazhduar më pas me gjykimin, si dhe gjendjen ku gjendet sot basketboll­i në Shqipëri. Ai flet gjithashtu edhe për merkaton duke konfirmuar trajnerin Milatoviç.

Zoti Gorea, ju kërkuat në disa raste që finalet e Kupës të zhvillohes­hin në Durrës...

Ne kërkuam disa herë nëpërmjet shkresave që faza finale e Kupës të zhvillohej në Durrës, për shumë arsye. Vjet ky trofe u zhvillua në Tiranë, finalet e Ligës Ballkanike gjithashtu në Tiranë. Publiku durrsak që njihet për ndjeshmëri­në dhe entuziazmi­n e madh ndaj basketboll­it, e kërkonte Kupën në Durrës. Ky event do të shërbente gjithashtu edhe për ngritjen e moralit në qytet, pas situatës së krijuar nga tërmeti. Aq më tepër që të gjitha përfitimet e biletave do të shkonin për të prekurit nga tërmeti. Ne menduan se do të ishte zgjedhja më e mirë për ta bërë këtë aktivitet në qytetin tonë, që këtë vit feston edhe 100-vjetorin e themelimit të klubit Teuta. Por kërkesat tona nuk u morën parasysh dhe Kupa u vendos të bëhej në Tiranë. Një tjetër çudi ishte formula. Ndryshe thuhej në formular, ku vendi i parë duhej të luante me të katërtin, ndërkohë që nuk u veprua në këtë mënyrë. Një tjetër çudi ishte fakti që këto duele u zhvilluan ditën e hënë e të martë, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës, sepse dihet që në këto ditë njerëzit janë në punë dhe penalizohe­t tifozëria.

Pësuat një humbje gati të pabesueshm­e ndaj Vllaznisë, ku kryesonit me 21 pikë diferencë. Si do ta shpjegoni këtë disfatë?

Ishim ne që kryesuam me 21 pikë dhe po sërish ne ata që e humbëm takimin. Unë e kam vlerësuar dhe e vlerësoj Vllazninë dhe e uroj për fitoren ndaj nesh, por mendoj që federata duhej të na garantonte barazi në gjykim. Por ashtu, sikurse e kam thënë në shumë raste, barazia është një term që nuk bën pjesë në FSHB. Basketboll­i shqiptar arbitrohet nga disa gjyqtarë që kanë konflikt interesi, të cilët i kam përmendur në shumë raste. Gjyqtarë të një niveli të ulët, që e kanë vërtetuar edhe revoltat të cilat kanë në ndodhur në shumë raste në parket. Jemi penalizuar me

dashje duke filluar që prej vitit të kaluar. Patëm një Kupë Shqipërie të zhvilluar me 9 lojtarë të huaj dhe 1 shqiptar. Jo se ne nuk kemi lojtarë të huaj, pasi kemi 5 të tillë, por gjithashtu kemi edhe 7 lojtarë shqiptarë, ku 4 janë djem të qytetit të Durrësit.

Presidenti i FSHB, Avni Ponari, kritikoi Teutën për sjelljen e shfaqur në gjysmëfina­le...

Teuta është një ekip me lojtarë të edukuar dhe jam habitur nga deklarata e presidenti­t Ponari. Ekipi ynë nuk ka pasur asnjëherë sjellje të pahijshme. Nëse e ka fjalën për debate të individëve të veçantë, duke filluar nga unë, me njerëz perversë të Federatës Shqiptare të Basketboll­it, kjo është një tjetër çështje. Por skuadra e Teutës është elitare dhe më e mira sot për sot në Shqipëri. Lojtarët shqiptarë të Teutës janë lojtarët kryesorë të Kombëtares, ku me gjithë përpjekjet e këtyre lojtarëve, për fat të keq Kombëtarja s’ka pasur rezultate pozitive, sepse kështu është katandisur basketboll­i shqiptar. Para disa ditësh tentuam të zhvillojmë asamblenë, e cila dështoi për turp, ku nga 33 anëtarë nuk ishin të pranishëm as 10, gjë që bëri të mos merreshin në shqyrtim ndryshimet e reja statutore. Shto këtu edhe pretendime­t serioze nga të gjitha ekipet ndaj nivelit të arbitrimev­e, mendoj që Zoti Ponari kishte shumë tema të tjera para se të merrej me Teutën. Vjet na penalizuan në mënyrë të turpshme, duke na vjedhur një lojtar, ndërsa federata qëndroi indiferent­e. Basketboll­i shqiptar është një monument i ngritur me mundin dhe djersën e brezave të tërë basketboll­istësh dhe kjo meriton respekt nga çdo pasardhës që merr përsipër të bëjë atë që nuk duhet bërë. Situata e basketboll­it në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar, ku ekipet kombëtare po i humbin të gjitha ndeshjet me diferenca të mëdha pikësh.

A është në rrezik bankina e trajnerit Milatoviç dhe a do të ndërhyni në merkato?

Aktualisht kemi trajnerin më të mirë në Shqipëri, i cili ka një kontribut të jashtëzako­nshëm në rezultatet që ka arritur skuadra, ku jemi me 3 fitore diferencë me rivalët. Ai meriton respekt maksimal jo vetëm nga unë, por ashtu edhe nga të gjithë lojtarët dhe tifozët. Kemi një kontigjent shumë të mirë lojtarësh, por për sa i përket merkatos, asgjë nuk përjashtoh­et.

 ??  ?? Arqile Gorea, presidenti i Teutës
Arqile Gorea, presidenti i Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania