Panorama Sport (Albania)

Doktorë dhe kuzhinierë, 10 kapitenët zgjedhin zanatin

Nga Musolli te Ribaj, liderët me shirit nuk i ndahen topit

- OLSI TUJANI

Futbolli është një ëndërr. Është pasion. Është emocion dhe përjetim. Është një sport sakrifice. E kush ka ndërmend vetëm një dëmtim a gërvishtje të lehtë me taka, gabohet. Kushdo që merret me futboll, në shumicën e rasteve për realitetin shqiptar, shkollimin e ka diçka të huaj në jetë. Kësisoj, nisja e lojës me top që në moshën shtatë apo tetë vjeç i privon nga shumë të tjera...

Futbolli është një ëndërr. Është pasion. Është emo cion dhe përjetim. Është një sport sakrifice. E kush ka ndërmend vetëm një dëmtim a gërvishtje të lehtë me taka, gabohet. Kushdo që merret me futboll, në shumicën e rasteve për realitetin shqiptar, shkollimin e ka diçka të huaj në jetë. Kësisoj, nisja e lojës me top që në moshën shtatë apo vjeç i privon nga shumë të tjera mundësi që do t’ua jepte shkollimi. Të pyetur se çfarë do të bënin në jetë jashtë futbollit, lojtarët me shirit në krah të përgjigjen menjëherë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveç lojës me top. Por, me insistimin e gazetës, për “Panorama Sport”, kapitenët risjellin në memorie disa nga dëshirat dhe fantazitë e fëmijërisë. Biznesi, për shumë kënd edhe në realitet, është projeksion­i i të ardhmes për lojtarët, por ka edhe pasione që në vogëli, si ai i Musollit, apo edhe dëshira për profesione si ai i inxhinieri­t apo kuzhinieri­t. Ka edhe që përmendin mjekësinë.

BESAR MUSOLLI, KUKËSI (Ing. mekanik)

“Jashtë futbollit si i vogël, si një fëmijë, por edhe tani në këtë moshë që jam, gjithmonë pasioni im kanë qenë dhe janë makinat dhe shpejtësia. Nuk e di saktë se cili mund të ishte profesioni im i dytë konkret pa futbollin, por e sigurt që do të merresha me automjete. Ndoshta pa pikë dyshimi do të isha bërë një inxhinier mekanik i mirë e të kisha ndërtuar një autoservis profesiona­l. Gjithsesi, tani është tepër vonë, por pasioni im për makinat mbetet dhe do ta ushtroj thjesht si amator apo dashamirës i automjetev­e. Marka ime e preferuar është Audi. Sërish jam i lumtur që kam zgjedhur të bëhem futbollist, pasi kam ndjekur ëndrrën time të parë”, shpjegon lideri i verilindor­ëve, Besar Musolli.

ERANDO KARABECI, TIRANA

(Administri­m biznesi)

Një jetë me futboll, por edhe i shkolluar. Erando Karabeci, kapiteni i Tiranës, i pyetur për një profesion jashtë futbollit, tregon për “Panorama Sport” se ka studiuar në Fakultetin Juridik. “Kam përfunduar Juridikun, por të them të drejtën nuk e shoh shumë veten në profesion që të më lidhë me këtë degë. Edhe pse kurrë nuk thuhet kurrë. Megjithatë, në planet dhe dëshirat e mia është që të kem dhe të administro­j një biznes timin privat. Diçka personale ku në të ardhmen mund ta gjej veten në të”, shprehet mesfushori i bardhebluv­e, i cili po luan sezonin e tij të 11-të me 24 herë kampionët e vendit.

EGLENTIN GJONI, LAÇI (Menaxhim biznesi)

Qendërmbro­jtësi i Laçit, i cili luan që prej 2016-ës me kurbinasit, ka në planet e tij diçka që mund t’i vlejë më së shumti edhe pas karrierës futbollist­ike. Një profesion që nuk nis që në rini, porse mund të startojë pas një shkollimi. Eglentin Gjoni jashtë futbollit e sheh veten të shkolluar për biznes. “Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të kisha bërë një shkollë për menaxhim biznesi. Megjithatë, edhe në mungesë të këtij shkollimi, është ndër qëllimet e mia për të ardhmen që të menaxhoj një biznes personal”, ka treguar 27-vjeçari, qendërmbro­jtës i Laçit.

VALENTINO MURATAJ, BYLIS (Ing. Informatik)

Valentino Murataj e ka nisur që fëmijë futbollin. Me moshat në Patos, e më pas, ka debutuar me Bylisin në Superiore, që pa mbushur të 16-at. Një lojtar polivalent dhe një djalë shembullor në skuadër, por edhe në qytetin e Ballshit ku gëzon respektin e të gjithëve. “Vale”, siç e thërrasin në ekip, e pranon se kur ka qenë i vogël ka dashur që të bëhej inxhinier informatik­e. “Zona jonë ka nxjerrë shumë inxhinierë, ndërsa kam pasur dëshirë që krahas futbollit të isha inxhinier informatik­e. Nuk është kurrë vonë. Sa të mbaroj studimet në futboll, do ta vijoj edhe informatik­ën”, tha 23vjeçari Murataj.

ALBAN HOXHA, PARTIZANI (Biznes)

Në sezonin e tij të shtatë me të kuqtë, portieri Alban Hoxha është ndër të paktët futbollist­ë të Superiores që është edhe portieri i Kombëtares. Kapiteni 32-vjeçar, si shumë prej kolegëve të tij, e ka të vështirë që ta projektojë veten në një profesion jashtë futbollit. “Pak e vështirë sepse nuk e kam menduar ndonjëherë. Duke qenë se futbollin e kam nisur diku nga mosha 7-8-vjeçare dhe në këto momente bëj 24 vjet pa u shkëputur asnjëherë nga fusha, është pak e vështirë ta them, sepse as veten time s’e kam menduar në ndonjë profesion tjetër. Meqenëse insistoni diçka jashtë sportit, po them se do të më pëlqente të merresha me biznes”, deklaron kapiteni i Partizanit.

RENATO ARAPI, TEUTA (Sipërmarrë­s)

Qendërmbro­jtësi i Teutës, kapiteni Renato Arapi, e gjen veten mes një dyzimi ku profesioni i avokatit dhe ai i një menaxhuesi biznesi e vënë në dyshime. 33-vjeçari zgjedh si një profesion jashtë futbollit atë të menaxhimit të një sipërmarrj­eje private. “Nuk kam menduar ndonjëherë për

ndonjë profesion tjetër duke qenë se unë e kam filluar futbollin në moshën 6-vjeçare. Por nëse nuk do të isha bërë futbollist, një nga profesione­t që do të zgjidhja do të ishte ai i një sipërmarrë­si”, ka treguar kapiteni Arapi.

GILMAN LIKA, VLLAZNIA (Edukim fizik)

Mesfushor, sulmues, mbrojtës anësor. Kudo ku ka nevojë e gjen në fushë dhe e bën rolin pa pikë problemi. Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, nuk e ka këtë lirshmëri për të zgjedhur një profesion që nuk ka të bëjë me futbollin. Madje, i pyetur nga gazeta, e pranon edhe që nuk ka të tjera aftësi përveç këtij sporti. “Në lidhje me këtë pyetje, nuk e di si të përgjigjem. Nuk kam ndonjë aftësi tjetër përveç futbollit. Mirëpo, me insistimin tuaj ju them që pa futbollin do të isha bërë më i miri në shkollë mendoj. Do të kisha studiuar dhe mbase do të kisha marrë një zanat të mirë. Çfarë përzgjedh? Ndoshta të merresha me fizkulturë, me edukim fizik”, përgjigjet Gilman Lika, kapiteni 33-vjeçar i Vllaznisë.

BRUNO DITA, SKËNDERBEU (Doktor)

Tiranasi i Skënderbeu­t zgjedh një profesion fisnik. Bruno Dita, kapiteni i skuadrës korçare, si shumëkush tjetër e ka të vështirë që të projektohe­t në një profesion larg sportit dhe futbollit. Mirëpo, i insistuar që të zgjedhë një ndryshe nga loja, përgjigjet. “Mund të them doktor. Si natyrë, jam human me njerëzit dhe mjekësia më ka tërhequr, ndaj si profesion jashtë futbollit do të zgjidhja atë të mjekut”, tregon mesfushori i Skënderbeu­t. 26-vjeçari, nisur edhe nga nevojat e skuadrës këtë edicion, ka bërë mjaft mirë edhe rolin e qendërmbro­jtësit.

AUREL DEMO, LUFTËTARI (Kuzhinier)

Futbollist­i 22-vjeçar me origjinë nga Kuçova ka zgjedhur një profesion ëndrrash që ka të bëjë me shijet e gjithsecil­it. Në çdo moment, ushqimi është dobësi e gjithkujt dhe për kapitenin Demo, i formuar si futbollist në Greqi, një profesion ideal dhe i ëndërruar është ai i lidhur pikërisht me vaktet më të mira. “Do të më pëlqente të isha bërë kuzhinier, sigurisht duke ditur këtë kushtëzim të vënë nga ju që futbolli të mos përfshihet. Kuzhina ka qenë një pasion që e kam pasur që në moshë të vogël”, është përgjigjur kapiteni i bluzinjve.

ANDI RIBAJ, FLAMURTARI (Ekonomist)

Andi Ribaj, kapiteni aktual i Flamurtari­t, do të ishte bërë ekonomist nëse nuk do të bëhej futbollist. I ka pëlqyer dhe i pëlqen si profesion dhe pse jo, mund të ishte bërë një financier i zoti, po të marrësh parasysh vullnetin, pasionin dhe këmbëngulj­en që Ribajn e karakteriz­on në fushë. "Nuk di cilin të zgjedh në fakt. Por, duke ju përgjigjur pyetjes suaj, them se do të isha bërë ekonomist nëse nuk do të isha marrë me futboll", shprehet sulmuesi i skuadrës vlonjate. Si edhe për ironi të fatit, duket se aktivizimi me skuadrën e Flamurtari­t dhe situata e viteve të fundit, dikton edhe profesioni­n e një ekonomisti. Shumëkush mund të thotë se në Vlorë dhe te Flamurtari, mbase ka nevojë edhe për një ekonomist të zotin, gjithmonë nëse klubi dhe skuadra kanë se çfarë të ardhurash të administro­jnë. Por në dukje, Flamurtari nuk po duket se ka realisht burime financiare...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania