Panorama Sport (Albania)

Interi +19 pikë, Milani e ka mundur vetëm në 1 rast

Historia favorizon Konten, “Djalli” synon të thyejë tabunë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Interi lufton për të kapur Juventusin në krye e njëkohësis­ht ruan shpinën nga ndonjë parakalim i Lacios. Milani ka një betejë krejt tjetër teksa ndan vendin e gjashtë me Kaljarin dhe Parmën. Europa është synimi, por gjahu “i majmë” është vendi i katërt. 51 pikë të zikaltërve u japin vendin e dytë në Serinë A dhe i vendosin në 19 distanca larg “Djallit”. Kjo diferencë është e pesta më e thellë që shënon rivaliteti i dy klubeve të Milanos. Disa ditë më parë, trajneri Stefano Pioli deklaronte: “Derbi është një ndeshje ku vlera e treguara deri më sot dhe renditja nuk kanë rëndësi. As pikët diferencë”. Stefano tjetër, Sensi, që luan për Interin, e ktheu derbin në çështje zemre teksa sqaroi: “Derbi është histori më vete. Nuk fitohet me taktikë, por me zemër”.

SHIFRAT – Këndvështr­imi i Stefanëve është i drejtë deri diku, por shifrat nuk mund të përjashtoh­en dhe domethënia e tyre mbetet. Në gjashtë precedentë, me Interin të paktën 15 pikë avantazh, Milani ka fituar vetëm në një rast raste. Ishte derbi i 4 majit dhe kuqezinjtë fitonin 2-1 falë golave të Inzagit dhe Kakasë. Për ekipin që drejtohej nga Mançini shënonte vetëm Kruz. Boleteli interist dhe Suazo zbrisnin në fushë në pjesën e dytë, por rezultati nuk do të ndryshonte. Ishte Interi i Ibrës, por me suedezin e dëmtuar në gju, pesha e sulmit i ishte besuar Hernan Krespos. Në fakt, diferenca më e thellë është ajo e 2007-ës me zikaltrit që qëndronin përpara Milanit me 30 pikë, 8 nga të cilat vinin për shkak të ndëshkimit me të cilin kuqezinjtë nisnin sezonin pas skandalit të “Calciopoli”-t, nga i cili u penalizua edhe Juventusi që përveç titujve u “degdis” për një sezon në Serinë B. Edhe ai derbi nuk paraqiste çudi me Interin që fitonte 21. Golit të Ronaldo Fenomenit në version milanist i përgjigjes­hin Kurz dhe Ibrahimovi­ç.

E KALUARA – Më 23 dhjetor të 2007-ës derbi shihte Interin fitues. Pirlo ndizte shpresat e “Djallit” të cilat shuheshin me përpikmëri nga Kambiaso dhe Kruz. Tri pikë në fushë dhe plot 22 ato të zikaltërve ndaj kushërinjv­e. Në këtë diferencë ndikojnë edhe tri ndeshjet më pak që kishte Milani që vinte nga një mungesë 2-javore për shkak të impenjimit dhe fitores në Kampionati­n Botëror për Klube. Precedentë­t e tjerë në çojnë shumë më pas në kohë, teksa fitorja vlerësohej me vetëm dy pikë. Në vitin 1989 klasikja milaneze mbyllej pa gola dhe pa fitues, teksa Interi krenohej me 21 pikë diferencë në dëm të kushërinjv­e. Një tjetër datë historike është 2 prilli i vitit 1967. Zikaltrit imponohen

në fushë me katër gola, teksa në kampionat shkëputen me 18 pikë. Ishin 16 pikët dallim në mars 1982. Interi i gëzohej 2-1 në fushë, teksa në fund të sezonit kuqezinjtë binin në Serinë B. Histori të shkuara, por që nuk mund të harrohen.

Pas 4 sezonesh pa sukses Milani ka shansin të ndryshojë disi historinë të dielën mbrëma. Derbi i 2020-ës mund të tregojë të tjera ngjarje, por distanca mes dy milanezeve, të paktën edhe për këtë sezon duket e theksuar.

 ??  ??
 ??  ?? 30 prill 1989, Aldo Serena (m) kundër Mauro Tasotit (d)
30 prill 1989, Aldo Serena (m) kundër Mauro Tasotit (d)
 ??  ?? Mars 2007, Ibra vendos derbin 2-1 në favor të Interit pas Milani kishte marrë avantazhin me Ronaldon
Mars 2007, Ibra vendos derbin 2-1 në favor të Interit pas Milani kishte marrë avantazhin me Ronaldon
 ??  ?? 4 maj 2008, Kaka mposht Hulio Sezar dhe Milani fiton derbin 2-1
4 maj 2008, Kaka mposht Hulio Sezar dhe Milani fiton derbin 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania