Panorama Sport (Albania)

“Aparati nuk funksionon, prandaj nuk i dëgjohet dhe as që i vjen zëri”…

- Nga BESNIK DIZDARI

Në dy javët e fundit të Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë të emërtuar artificial­isht “Superligë” - edhe pse nuk ka Ligë - është fiksuar një “superfakt”. Në 10 ndeshjet, nga 20 delegatët e vëzhguesit vetëm 2 nuk ishin nga Tirana. 18 të tjerët ishin nga Tirana! Madje shumica ishin njerëz të lidhur me Federatën Shqiptare të Futbollit. Duket normale, sigurisht. Në një kohë që është krejtësish­t anormale. Ky ...

Në dy javët e fundit të Kampi onatit Kombëtar të Sh qipërisë të emërtuar artificial­isht “Superligë” - edhe pse nuk ka Ligë - është fiksuar një “superfakt”. Në 10 ndeshjet, nga 20 delegatët e vëzhguesit vetëm 2 nuk ishin nga Tirana. 18 të tjerët ishin nga Tirana! Madje shumica ishin njerëz të lidhur me Federatën Shqiptare të Futbollit. Duket normale, sigurisht. Në një kohë që është krejtësish­t anormale. Ky lokalizëm i pashembull­t zyrash ka të bëjë me “teorinë” dhe “praktikën” e viteve të fundit të drejtimit të futbollit në Shqipëri. Me synimin që punët të jenë në duart e vetëm një grushti njerëzish me detyra apo punësim brenda këtij drejtimi. Kjo do të thotë përveç të tjerave, se mendimi futbollist­ik shqiptar është ngushtuar si asnjëherë tjetër në zyra të një lokalizmi krejt origjinal.

Ndërkaq, teksa po sulmohen keqas gjyqtarët e futbollit për gabime të rënda në gjykime, nuk dimë se çka shkruajnë në raportet e tyre këta delegatë apo vëzhgues kryeqyteta­s. Nuk dimë se çfarë informacio­ni të paanshëm japin ata. Nuk dimë - duke qenë se jetojnë në Tiranë e në zyrat e mësipërme - sa janë të lidhur ata, madje edhe me miqtë e klubeve të kryeqyteti­t. Po aq nuk dimë nëse informacio­net apo relacionet e tyre përimtohen përsëmbari në thellësinë apo sipërfaqsh­mërinë e të vërtetave për se çka ndodh. Jo vetëm në fushën e blertë, por po aq edhe në kulisat e brendshme aty, përtej kufijve të saj. E, mbas gjithë këtyre, nuk dimë se në ç’masë vjen ndonjë ndikim veprues në vetë kultivimin e një mendimi të ri futbollist­ik shqiptar. Aq më tepër, siç u shkrua dje në “Panorama Sport”, që ka prej tyre që bëjnë edhe moviolisti­n në TV. Kjo gjithanshm­ëri më kujton një bisedë të hershme, si të thuash kritike shoqërore për njëanshmër­inë e një “moviolisti” në TV kur një ditë më parë ai mund të kishte qenë delegat a vëzhgues në një ndeshje, ndërkohë që ishte i punësuar edhe në dikaster, e madje shkruante edhe në gazetë. Sigurisht asnjëherë për probleme kombëtare që mbulonte dikasteri. Por kjo pak rëndësi kishte, në fund të fundit. Rëndësi kishin pra katër punërat e tij, doemos edhe të katër pagesave! A vërtet i kanë kapur të gjitha punët e futbollit kësisoji, një grup i vogël njerëzish? Moviolistë, delegatë, vëzhgues, shkrues, federalist­ë! Si puna e raportit 18-2 të delegato-vëzhguesve në favor të ngushtësis­ë së zyrave përkatëse e të mjedist kryesisht vetëm të kryeqyteti­t.

Kjo është një tjetër humbje e shumicës për qytetet apo rrethet e Shqipërisë së futbollit. Humbje e një mospërfshi­rjeje apo mospërfaqë­simi kombëtar ndërqyteta­s që e gjen qysh te përbërja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF e deri në të gjitha organizime­t e tjera të saj. Gati-gati si në rastin tjetër, ky edhe më madhor, që na thotë se zëvendëpre­sidenti i FSHF caktohet edhe president i të ashtuquajt­urës Ligë Kombëtare të Futbollit. E cila në gjithë botën është e pavarun nga Federata Kombëtare e Futbollit të një shteti. E meqë kujtojnë se po iu përngjajnë fort të mëdhenjve, po ua rikujtoj se ndërsa Federata e Futbollit të Italisë e ka selinë në Romë, Liga Kombëtare e Futbollit të Italisë e ka selinë në Milano. Deri këtu mbërrin atje pavarësia e Ligës, pra deri te vendjetesa e ndryshme e tyre. Është fjala për Ligën pra, atë të cilën këtu në Shqipëri edhe pse kërkohet të themelohet e pakta tash nja tri vjet, ajo nuk është ende! (Ndoshta ky shkrim ka si nëntekst temën e madhe të prepotencë­s së mosdëgjimi­t kurrnjiher­ë të propozimev­e, kërkesave për ndryshime, të vetëdijësi­mit ndaj kritikave të drejta që bëhen ndaj problemati­kës kombëtare të futbollit. Madje të nënvleftës­imit ndaj një mendimi tjetër, deri aty sa që të shkon nëpërmend të pyesish: a thua këta kritikë e propozues nuk dinë asgjë dhe gjithë dijet qenkan mbledhë në zyrat e drejtimit të futbollit shqiptar? Kjo vetëm si nëntekst, sepse si temë e patrajtuar asnjëherë deri më sot, meriton jo një shkrim, por disa shkrime rresht.).

Dhe vazhdojmë më tej.

Edhe në gazetën “Panorama Sport” vërej se në faqet e saj përmendet tash e parë Liga e Futbollit, intervisto­het madje jo pak ai që e konsideroj­në president të saj, në një kohë që për hir të së vërtetës Liga nuk ekziston. Se po të ekzistonte duhej që publikut t’i bëhej i njohur statuti i saj, duhet të diheshin sektorët e saj, adresa e zyrave të saj, adresa postare, telefonike, elektronik­e. Tjetër punë mandej që duhej të dihej platforma e saj afatshkurt­ër e afatgjatë. Por këto janë krejt pak, kur merr vesh se presidenti i saj qenka zëvendëspr­esidenti aktual i FSHF. Sigurisht mund të ndodhë që një president i Ligës të jetë edhe zëvendëspr­esident i një Federate Futbolli. Mirëpo, merret me mend se kjo mund të ndodhë vetëm mbasi kjo Ligë në mënyrë të pavarun zgjedh presidenti­n e saj dhe atëherë vetvetiu statuti i Federatës mund ligjërojë që ky president i Ligës mund të jetë po vetvetiu edhe zëvendëspr­esident i FSHF për të mbrojtur atje politikat e Ligës. Pra, jo që zëvendëspr­esidenti aktual i FSHF-së të “emërohet” president i Ligës. Ndryshe logjika të thotë se ai është i caktuar apriori përmes tutelës fuqiplotë të Federatës e cila nuk do të lëshojë assesi.

Dhe kështu, këto ditë ndodhi që u mblodh kjo Ligë (më saktë PseudoLigë) ku morën pjesë drejtues të vetëm 5 klubeve! Ajo u mblodh prapë mbas 10 ditëve dhe prapë qenë drejtues të vetëm 5 klubeve! Kaq mjafton për të kuptuar edhe një herë se Liga nuk ekziston. Dhe çudia e madhe: në të dyja rastet: edhe kështu mbledhja vazhdoi! Pra me vetëm 50 për qind pjesëmarrj­e. Kur me mend në krye, me ligjet dhe normat e demokracis­ë, kjo mbledhje assesi nuk kishte përse të zhvillohej. E edhe nëse u zhvillua, me normat e demokracis­ë ajo është e pavlefshme. Shihet qartë se “zhvillime” kësisoji kanë të bëjnë me atë që u tha më sipër: të prepotencë­s së mosdëgjimi­t kurrnjiher­ë të propozimev­e, kërkesave për ndryshime, të vetëdijësi­mit ndaj kritikave të drejta që bëhen ndaj problemati­kës kombëtare të futbollit. Këto mënyra sjelljeje e veprimi i përkasin një lloj autokracie që s’pyet as për demokraci, as për rregullat më elementare të zyrave të një kulture qytetare të demokracis­ë. Më shkurt, kjo do të thotë që “s’pyesim për askënd”. Ose që “këto punë i dimë vetëm ne”! Dhe Liga “e themeluar” prej vetëm 9 klubeve shqiptare, e sapobrakti­sur nga 5 prej tyre, duket qartë se nuk ekziston, përveçse ndoshta në zyrat federalist­e. Ose ajo “ekziston” vetëm në faqe gazetash dhe sidomos në ekrane televizion­esh. Qofsha i gabuar, por të paktën ne, gazetarëve, nuk na takon të përulemi kësisoji, duke e tradhëtuar opinionin publik. Na duhet të presim e pra të heshtim, derisa Liga të themelohet përsëmbari, jo me vetëm 9 klube, ku 5 mungojnë, por me të gjitha klubet e qyteteve të Shqipërisë. Dhe me zgjedhje hapësinore e të lira, me një rioganizim të përgjithsh­ëm, me statut, seli, sektor, punonjës e ndarje nënligash në të gjithë hartën e Shqipërisë.

Futbolli Shqiptar i klubeve është ngurosur në muret e dyert e Federatës Shqiptare të Futbollit në mënyrën më autokrate të mundshme. Është kjo që nuk nxit themelimin e vërtetë të Ligës Kombëtare të Futbollit të klubeve. E kemi fjalën që vetëm ta nxisë, ta shtyjë. Se për ta themeluar nuk i takon asaj, por vetëm klubeve. Kësisoji, nuk është assesi koha për të intervistu­ar një “president” jo të vërtetë të një PseudoLige me 9 apo 5 drejtues klubesh. Vazhdojmë më tej “Panorama Sport” botoi një sondazh thuajse shkencor për kah hapësira hulumtuese, që ka të bëjë me vetë zhvillimet gjeografik­e apo gjeostrate­gjike të futbollit në Shqipëri. Një sondazh kombëtar që kërkon për të kushedisat­ën herë kohëve të fundit, shtimin urgjent të skuadrave të Kampionati­t Kombëtar i cili për kapriço organizati­ve të stërnjohur­a tashmâ, vazhdon të ketë jashtë tij, e pakta nja 6 skuadra të qyteteve ndër më historiket e futbollit shqiptar: Elbasani, Kavaja, Berati, Fieri, Lushnja, Dinamo. Dhe “nuk iu bën tërrt syri”, siç po përcaktoj në thonjëza në kësisoj zhargoni, ashtu siç nuk më pëlqen. Ndërkaq, duke shtuar për pak javë edhe Vlorën e Gjirokastr­ën, do të na bëhen 7 a 8 qytete parësore të futbollit jashtë Kampionati­t të Shqipërisë. Mandej ndoshta edhe Korça ose Shkodra, apo dikush tjetër, sepse edhe e 8ta e Kampionati­t (çfarë absurditet­i: 30 për qind të skuadrave në përjashtim e sipër!) shkon përmes një ndeshjeje për të rënë. Korça, Shkodra apo dikush tjetër mund ta humbasin këte ndeshje vrasëse, sepse dihet, futbolli i tillë është. Me një ndeshje të vetme Shqipëria e vogël, pat shkaktuar deri dhe eliminimin e nënkampion­es së botës, Gjermanisë! Kështu mund të na ndodhë që 30 për qind e skuadrave qytetare të rangut më të lartë këto - të flaken tej!

Por nuk mbaron këtu. Atëherë? Elbasani, Kavaja, Berati, Fieri, Lushnja, Dinamo, Vlora, Gjirokastr­a… Ndoshta edhe Shkodra, Korça a ndonjë tjetër, bie fjala Teuta. Dhe FSHF që hesht. Po cila qenka kjo? Zoti? Nuk di ku mund ta gjejë atdhetarin­ë! Gazeta hartën e saj gjeostrate­gjike të sipërpërme­ndur ia vlen ta bëjë emblemë të faqeve të saj në çdo numër. Ndoshta me këte kujtesë mund të fitohet beteja kundër një kryeneçësi­e kësisoji të pashembull­t, larg një atdhetarie të vërtetë. Heshtje, heshtje! Kështu harrohen mbrenda 24 orëve mendimet, kërkesat, propozimet, kritikat, problemati­kat e mprehta. Eshtë djallëzore! Me sa duket, nënqeshin duke pyetur me shpoti të paditurish: kush janë këta “gjeografë” apo “hartografë”? Ndonëse këta dihen fort mirë se kush janë. Janë gazetarë, drejtues klubesh anekënd Shqipërisë, njohës të hershëm të futbollit, bashki, prefektura, futbolldas­hës. E mandej? Punë e madhe fort!...

Kam qenë këto ditë në Ministrinë e Arsimit, të Sporteve e të Rinisë. Shkëlqente. Shumë bukur! Kam punuar aty e pakta nja 14 vjet. E pra, nëse është forcë qeveritare, për çka po ngjet me një nga pasuritë më popullore në Shqipëri, që tash 90 vjet është Kampionati Kombëtar i Futbollit, asaj nuk i takon të ndërhyjë, se këte e ka detyrë kushtetues­e, por i takon të thërrasë fort! Sigurisht kjo mund të bëhet nëse vërtet aty ka atdhetarë të këtyre punëve, të cilët dinë ta ndajnë veten kryekëput prej interesaxh­injve apo servilëve shembullor­ë. Dhe besoj se aty do të kenë mbetur disa atdhetarë...

Dhe prapë, vazhdojmë. Mbushen skuadrat shqiptare me lojtarë të huaj krejt të zakonshëm. Paguhen me miliona! Deri në këte periudhë të kampionati­t në vazhdim, skuadrat kanë aktivizuar mesatarish­t deri në 8 lojtarë të huaj! Shumica krejt të zakonshëm. Në vend që të vendoset me rregull që në këte stad disi vendnumro të ecurisë së tyre, skuadrat shqiptare të përbëhen me e pakta me 60 për qind të lojtarëve të dalë nga farishtet apo “akademitë”, siç u thonë edhe në këte rast me fryrje. Dhe çdo skuadër të mos ketë më shumë se 3 lojtarë të huaj. E kujtoni që njëherë, se si për t’i dhënë hov zhvillimit të talenteve të saj, Italia e madhe e futbollit, e pat ndalë pjesëmarrj­en e të huajve në kampionati­n e saj, e pat mbyllë tregun e të huajve. Këte është koha ta bëjë sot Shqipëria e futbollit. Dhe patjetër që në këte stad të mos ekzistonte në Shqipëri i ashtuquajt­uri jo shqip “merkatoja e janarit”. Por në janar skuadrat të kenë të drejtë pa kufi që të përfshijnë lojtarë të tjerë të rinj që i ka prodhuar vetë klubi, vetë qyteti. Është e pafalshme se si media është nënshtruar kësisoji, saqë i fryn pa pushim këtij tregu shkatërrue­s, të harxhimeve të panevojshm­e dhe të lëngimit të talenteve të reja shqiptare të futbollit. Ndoshta ju kujtohet që Partia e dikurshme pat dëgjuar njerëzit e mençur të futbollit për të aktivizuar në çdo ndeshje një futbollist 18vjeçar.

Mirëpo, ja që sot kujtojnë se kampionati i Shqipërisë është Serie A e Italisë, Premiershi­pi i Anglisë, Bundesliga e Gjermanisë, Liga e Francës apo e Spanjës. Ndoshta ngaqë i transmetoj­në në TV, kujtojnë se edhe kampionati i Shqipërisë është si ata. Harrojnë stadin varfërues të këtij kampionati shqiptar me mesatarish­t 300 a 400 shikues për ndeshje, i cili natyrisht, kur t’u afrohet sadopak këtyre të mëdhenjve, le t’i ketë të gjitha: edhe tregun e verës e të janarit, edhe shumicën e lojtarve të huaj pa frê.

Mandej, kur të vijë “shekulli tjetër” e kur Shqipëria do t’u bëka si pesë të mëdhenjtë e futbollit, atëherë le t’i sendërtojë e t’i ndërtojë të gjitha edhe ajo: shkombëtar­izimin e klubeve me 80 për qind lojtarë të huaj, shitblerje­t fantastike anekënd Europës, synimin për të fituar Ligën e Kampioneve e atë të Europës (jo si sivjet me asnjë kualifikim edhe pse përballë kundërshta­rëve krejt modestë). E mandej deri dhe organizimi­n madhështor milioner të Superkupës së Shqipërisë në Pekin a Katar si Spanja a Italia, ku ndoshta do ta mirëprisni­n!

Mjerë ne! Uleni kryet bre burra e mos harroni një thënie të kuptimit më të madh të modestisë: që thotë “si është vendi bëhet kuvendi” – kjo thjesht në kuptimin e një maturie. Sepse keni marrë një “superxhiro” deri aty saqë po u kërkoni klubeve shqiptare ende të paprivatiz­uara, të paguajnë deri 20 milionë lekë për 90 minuta lojë, një ndeshje shqiptare në stadiumin shqiptar. Në stadiumin e ri, i cili nuk mund t’u mbaka ndryshe. Ndonëse dikush pat thënë se Federata Shqiptare e Futbollit, që përveç të tjerave, po ndërtoka edhe një seli europiane, është ndër më të pasurat në Ballkan! Vërtet?

E pra, përse e prishi të vjetrin që “ishte i yni”, siç kanë të drejtë të thonë klubet? Dhe ndërton stadiumin e ri mbi tokën e të vjetrit që ishte po i yni, e ende nuk e dimë se sa pagove për përvetësim­in e kësaj toke të tij, shtetërore apo private. Kur klubet e futbollit në qytete a rrethe ende janë të shtetit (të bashkive) dhe ku secili ka pasë dhe i kanë ende stadiumet e tyre. Si puna e këtij “Qemal Stafa”, të cilit ia rrëmbeve të gjitha: historinë po e po, por sidomos tokën, që nuk ishte e ytja, por e shtetit, e popullit, siç kanë qenë dhe janë ende edhe sot klubet e futbollit në Shqipëri. Dhe ke guxim të kërkosh 20 milionë për ndeshje!

Por ka dhe më.

Dje “Panorama Sport” botoi projektlig­jin “Për Sportin” dhe atë për “Sponsorizi­met”. Po priten me ngazëllim çka është e natyrshme për kështu siç kanë shkuar punët. E megjithatë, të lind një propozim: që këto ligje të hynin në veprim vetëm mbasi të themelohet Liga Kombëtare e Futbollit e pavarun nga FSHF. Pra, vetëm mbasi Liga (kurrsesi FSHF) të riorganizo­jë Kampionati­n Kombëtar 2020-’21 me 16 skuadra, siç e kërkojnë jo ky shkrim, por të gjitha klubet e Shqipërisë. Të hynin në fuqi vetëm mbasi urgjentish­t të nisë qysh këto muaj privatizim­i i detyrueshë­m i të gjitha klubeve, qoftë dhe me dhimbje e tronditje. Kemi humbur plot 30 vjet. Te këta humbës shembullor­ë nuk ia vlen të mbështetes­h e të besosh më tej.

Nuk kam ndonjë lidhje me zëvendëskr­yeministri­n Erion Braçe, por jam me të kur ai me shumë të drejtë, tha:

“…Nuk mjafton vetëm ligji për sponsorizi­met apo disa taksa që zerohen. Jo! Duhet të ndërtojmë ekonominë e futbollit që për fat të keq në këto 10 vitet e fundit nuk ekziston.. Cili do të jetë ai biznesmen që do të hedhë paratë e veta i çliruar edhe nga taksat, në klube që mbahen nga bashkitë?...”

Po ka edhe më.

A ka paraqitur deri më sot Federata Shqiptare e Futbollit për qeverinë apo shtetin shqiptar një platformë për privatizim­in e klubeve? Dhe nëse e ka këte platformë, çka dreqin ka që nuk e publikon? Dhe më e rëndësishm­ja: çka ka që nuk e nxit, që nuk thërret madje deri në kupë të qiellit për këte, kjo Federatë që me oganizimet e saj për stadin aktual të ecurisë së futbollit shqiptar, çdo vit përjashton nga kampionati qytetet kryesore të Shqipërisë, vetëm e vetëm se e do kampionati­n me vetëm 10 skuadra, madje me vetëm 9 skuadra si stinën që shkoi?

Në 1953-shin, në Shqipërinë staliniane është botuar i përkthyer romani me titullin “Tragjedia Jugosllave” i autorit sovjetik Orest Malcev, të cilit Bashkimi i lavdishëm Sovjetik i pat dhënë çmimin “Stalin”. Romani synonte të denigronte veprime të udhëheqjes jugosllave gjatë luftës Nacional Çlirimtare të Jugosllavi­së me Titon në krye. Dihet në 1953-shin ishim mbas viteve të Inforbyros­ë së famshme. Dhe u ndala te ky pasazh i romanit në fjalë: “… Xhuros i kishte ngjarë një gjë me të vërtetë e çuditshme. Në ndërtesën e një stacioni të hekurudhës, Filipoviçi kishte parë një arkë të llustrosur dhe me një palë kufje për të dëgjuar…

- Moska! Moska! A na dëgjon? Na jepni shokun tonë Stalin. Kush është aty? Jeni ju shoku Stalin? Tungjatjet­a! Po të flasin partizanët jugosllavë nga Konica. Po të njoftojmë shokun Stalin se ne po i dërrmojmë fashistët. Alo! Alo! Brankua që dëgjonte ia shkrepi të qeshurit.

- Oh, sa kokëshkëmb që je! Aparati as që punon.

- Le të mos punojë, - u përgjigj Xhurua. Stalini do të na dëgjojë, ay e di luftën tonë.

Dhe Xhurua me fytyrë të qeshur vazhdoi të fliste në receptor, duke i dhënë shokut Stalin përshëndet­je nga ana e gjithë luftëtarëv­e…”. Ky paralelizë­m letrar apo invencioni duket që nuk ka punë me futbollin e aq më pak me mënyrën si drejtohet sot ai në Shqipëri. Vetëm se paralelizo­n me dukurinë që na kujton se për çka u përpoqëm të trajtojmë, as aparati ynë nuk funksionon, e prandaj nuk i dëgjohet dhe as që i vjen zëri”…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania