Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: 35 vjeç duhej të isha duke... peshkuar

“S’e mendoja të mbërrija këtu, dua Champions-in me Juven”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo, edhe pse tashmë një emër shumë i madh dhe një ikonë mbi të gjitha e vullnetit të punës dhe përmirësim­it me detaje të trupit të tij, as ai vetë nuk e kishte menduar se mund të arrinte kaq larg, apo akoma më shumë që në moshën 35vjeçare, të luante ende në nivele të larta dhe të ishte i uritur si në fillimet e karrierës së tij. Sulmuesi i Juventusit, në një intervistë të shkurtër për “Canal 11”, rrjeti televiziv tematik i Federatës Portugeze të Futbollit, e ka konfirmuar këtë, por në të njëjtën kohë thekson edhe objektivat e së ardhshmes. “Sapo kam festuar 35-vjetorin tim, por ju siguroj se mosha ime biologjike është 25. Prandaj, kam ende shumë për të dhënë për kombëtaren time dhe Juventusin”, bën hyrjen e tij CR7-ta.

Kristiano, kur mendon se je 35 vjeç, besonit se në këtë moshë do luanit ende në nivele kaq të larta?

Unë mendoja se do isha duke peshkuar në Madeira (vendlindja e tij) në këtë moshë... (qesh) Përveç shakave, e vërteta është se kjo ide nuk më ka kaluar asnjëherë në kokë. Unë doja të bëhesha një futbollist profesioni­st, por në të vërtetë nuk e mendoja se do të kisha fituar gjithçka kam arritur deri më sot.

Dhe si 35-vjeçar dhe me ritmin që keni gjetur tashmë, besoni se Champions-i i gjashtë është një objektiv i radhës?

Sigurisht që është objektiv i imi, sepse për këtë arsye erdha te Juventusi. Duke parë cilësinë tonë dhe formën time aktuale, jam i sigurt se mund t’i shtoj karrierës sime edhe Champions-in e gjashtë. Të gjithë e dimë, unë më mirë se kushdo tjetër ndoshta, se ky trofe është mjaft i vështirë për t’u arritur dhe varet sidomos nga detajet e vogla. Por kur shoh mënyrën se si të gjithë ne stërvitemi çdo ditë te Juventusi dhe kampionët që kam përkrah, jam i bindur

se duke hedhur nga një hap të sigurt çdo ditë, mund ta arrijmë.

Nëse do të të thoshim se golin tuaj më të bukur të karrierës ia keni shënuar pikërisht Juventusit, pak muaj para se të firmosnit për ta, ju si mendoni?

Them se ndoshta keni të drejtë. Vërtet në karrierën time kam realizuar shumë gola të bukur, ndaj nuk është e lehtë të zgjedhësh. Por roveshata në

Torino, kundër Juventusit, duke parë dozën e madhe të vështirësi­së që kërkon një goditje e atillë, mund të them me bindje se është sigurisht më i vështiri dhe pse jo më i bukuri i karrierës sime.

Po nëse do të zgjidhnit një trofe që përkon me momentin më të bukur të jetës suaj, cilin do të zgjidhnit?

Kam fituar gjithçka në karrierën time me klubet dhe dy trofe me kombëtaren time, për

të cilën dua të jap po aq shumë sa kam ende për t’i dhënë Juventusit. Por nëse mendoj për momentin më të bukur në jetën time, ai nuk lidhet me asnjë trofe të fituar. Gjëja më e bukur që kam përjetuar në jetë është lindja e fëmijëve të mi dhe asgjë nuk mund të krahasohet me këtë. Realisht jam me fat që kam pasur momente unike në karrierën sportive, por familja, fëmijët e mi, janë gjëja më e rëndësishm­e në jetë.

 ??  ??
 ??  ?? Kristianin­jo, Ronaldo dhe Xheorxhina, me tortën speciale CR7 dhe me ngjyrat bardhezi
Kristianin­jo, Ronaldo dhe Xheorxhina, me tortën speciale CR7 dhe me ngjyrat bardhezi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania