Panorama Sport (Albania)

Vllaznia-Tirana, kërcimi “klasik” për Europë dhe titull

Jonuz: Fitojmë ne, u themi “stop” bardhebluv­e Egbo: Nuk po na e shtron njeri rrugën, e kemi si derbi “Profesori” i të dyjave, Josa: Ja si fitohet kjo ndeshje

- ADMIR URUÇI

Vllaznia "kërcënon" Tiranën. Pas dy barazimeve radhazi, Mirsad Jonuz pret kthesën e madhe. Ai paralajmër­on se ecuria e mirë e bardhebluv­e do të stopohet në "Loro Boriçi", ndonëse nuk ngurron që të vlerësojë lojtarë si Agustin Torasa apo Elton Kale. E lehtë nuk do të jetë, por trajneri është i bindur te forca dhe cilësia e skuadrës së tij. Edhe pse skuadra e Emanuel Egbosë nuk humbet prej 7 ndeshjes radhazi, kjo gjë nuk e frikëson maqedonasi­n. Gjatë konferencë­s së dhënë dje përpara mediave, ai ka thekuar se një fitore do të kishte vlerën e 6 pikëve sot. Pret mbështetje masive nga tifozët, por pa... shishe.

Është më e qetë situata pas asaj që ngjau në Ballsh?

Situata është normale. Pas ndeshjes me Bylisin jam takuar ballë për ballë dhe kuptova se janë gati psikologji­kisht për të sfiduar Tiranën. Është shumë e rëndësishm­e për mua dhe skuadrën kjo përballje.

E prisni më të vështirë këtë ndeshje se ajo me Bylisin?

Do të jetë e njëjta situatë si me Bylisin në fakt. Pikët janë shumë të rëndësishm­e për ne në këto momente. Aq sa një fitore nesër (sot) do të kishte vlerën e gjashtë pikëve. Nëse ia dalim kundër Tiranës, për Vllazninë nuk do të ketë më probleme. Ne do të zbresim në fushë dhe do të japim maksimumin tonë ndaj këtij kundërshta­ri. Është një skuadër me shumë eksperienc­ë, duhet pranuar. Ata kanë 7 fitore, por nesër (sot) lojtarët e mi do t'i thonë "stop".

Nuk ju frikësojnë statistika­t e Tiranës së Egbosë?

Jo, jo dhe jo. Në asnjë mënyrë. Ne kemi një grup shumë të mirë lojtarësh, ndaj nuk kam pse. Kemi bërë një start pozitiv të këtij viti kalendarik, si me Laçin dhe Bylisin. Shpresoj vetëm që në këtë takim do të kemi dhe një gjykim të mirë. Besoj se nesër (sot) lojtarët do të jenë të përqendrua­r në maksimum dhe nuk do të kenë asnjë lloj frike ndaj Tiranës. Ata do të japin maksimumin.

A është i plotë grupi?

Mund të them se të gjithë janë të gatshëm dhe në një gjendje mjaft të mirë. Janë 13 lojtarë që i kam në plane për formacioni­n, por vetëm para se të nisë takimi do të vendos

se kush do të zbresë nga minuta e parë dhe kush do të jenë dy lojtarët që do të rrinë në stol. Por kjo nuk është e rëndësishm­e. Ajo që ka vlerë është fakti se unë kam besim te të gjithë lojtarët. Janë mirë fizikisht, psikologji­kisht dhe ne nesër (sot) do të fitojmë.

Ama, i keni marrë vetëm një barazim Tiranës këtë sezon...

Po, ne do të kërkojmë vetëm fitore në këtë takim.

Vllaznia vuan këtë sezon për të gjetur fitoren kur luan nën dritën e projektorë­ve, mos ndoshta kjo ka të bëjë se futbollist­ët e saj kanë

probleme me shikimin?

(Qesh) Kjo është për humor besoj... Lojtarët kanë fituar në takimet që ne kemi luajtur jashtë fushës sonë nën dritën e projektorë­ve. Gjashtë muajt e parë kemi pasur probleme me grupin, jo si tani. Aktualisht kemi një grup të mirë. Tani e them me plot gojën se kam një skuadër të mirë dhe të kompletuar. Të luash përballë Tiranës, Bylisit e Partizanit është e njëjta gjë për Vllazninë. Kemi kualitete të njëjta.

Përballe sulmit më të mirë të kampionati­t, mos do shohim një Vllazni më shumë të tërhequr?

Nesër (sot) do të jetë një ndeshje shumë e vështirë taktikisht, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Kam folur këto ditë me lojtarët dhe i kemi studiuar problemet taktike të kundërshta­rit. Jam i bindur se sulmuesit tanë do të kenë mundësi të mira goli dhe do të shënojnë. I njihni mirë tanimë lojtarët e Tiranës, cili është futbollist­i të cilin do ta kishit dashur në ekip?

Do të kisha dashur Kalenë dhe Torasën, janë mesfushorë shumë të mirë. Janë dy lojtarë që bëjnë organizimi­n shumë të mirë te Tirana. I pëlqej këta futbollist­ë.

Çfarë prisni nga tifozët nesër (sot)?

Nesër (sot) pres që të kemi shumë tifozë në stadium dhe të mbështesin fuqishëm Vllazninë. Por, kam dhe një mesazh për ta: le të na përkrahin fort, por pa hedhur shishe në fushë. Kjo nuk do të ishte në të mirë të Vllaznisë, klubit dhe lojtarëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania