Panorama Sport (Albania)

Egbo: Lici e njeh mirë Tiranën, për ne si derbi

"Ndere s'kemi pasur nga arbitrat, vetëm Zoti nuk gabon"

- OLSI AVDIAJ

Emanuel Egbo dhe Tirana e tij janë gati për të luajtur takimin e radhës në Superiore. Sigurisht që kërkojnë tri pikët, pasi Tirana duhet të fitojë që të mbajë të paktën vendin e dytë. Trajneri i Tiranës ka folur përpara mediave dje për sfidën që i pret bardheblut­ë ndaj Vllaznisë. Egbo nuk ka dashur të komentojë atë që ndodh me ekipet e tjera dhe Vllazninë apo deklaratat e Suad Licit, pasi ai është i përqendrua­r vetëm te skuadra e tij. Egbo tha se nuk dëshiron që ekipi i tij të fluturojë dhe është i bindur se takimi këtë herë është një histori më vete. Tirana e tij, në tri sfidat e fundit që ka luajtur në Shkodër për Kategorinë Superiore nuk ka humbur, edhe pse me barazimin e majit të 2017-ës, u detyrua që të zbriste në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, Emanuel Egbo, trajner i bardhebluv­e, synon të koleksiono­jë fitoren e 7-të radhazi në kampionat, sigurisht, sikurse ai e thekson, me ndihën e Zotit. Do të ishte për të gjithë diçka fantastike.

Mister, si është gjendja e skuadrës para takimit me Vllazninë? Do të vuajë skuadra nga mungesat?

Gjendja e skuadrës është e mirë. Përveç Hasanit, që është bashkuar me grupin dhe Osmanit që ka pasur dhimbje në mes, lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen. Nuk shkojmë si favoritë në Shkodër, nesër (sot) është një ndeshje e radhës për ne.

Shkoni në Shkodër si favoritë. Kaq e thjeshtë është apo është një situatë më e koplikuar?

Nuk shkojmë si favoritë, për ne është një ndeshje e radhës. Nuk ka asnjë favorit, pasi është një derbi mes dy skuadrave të mëdha. Duhet të japim 100% në fushën e lojës.

Ndeshjen e fazës së parë fituat 0-2, këtë herë do të jetë më e vështirë, sepse Vllaznia nuk dorëzohet kollaj, paçka vendit në klasifikim?

Unë gjithmonë merrem me ekipin tim, do të shkojmë në ndeshje që të japim maksimumin. Po mendoj për nesër (sot), jo atë që ka kaluar. Unë gjithmonë merrem me ekipin

tim, përgatis ndeshjen e radhës. Nuk duhet të merremi me atë që ka ndodhur në fazën e parë, pasi jemi në fazën e tretë.

Seria e fitoreve është motivim për ekipin e Tiranës tani që nuk mundet prej shtatë takimesh?

Kemi folur me ekipin për këtë fakt, pasi vazhdojmë të ruajmë ritmin dhe kjo është një gjë e mirë. Rritet vetëbesimi dhe futesh në fushën e lojës me mentalitet fitues. Kam folur me skuadrën për euforinë. Nuk kemi fituar

ende asgjë, beteja vazhdon. Me rëndësi është që ta ruajmë ritmin dhe të mos gabojmë.

Suad Lici tha para disa ditësh që Tiranës po ia shtrojnë rrugën për titull. Keni një koment për këtë deklaratë?

Nuk merrem me ekipet e të tjerëve. Edhe kur gabimet e arbitrave i kemi vuajtur në kurriz, nuk jemi ankuar. Arbitrat janë njerëz, ndodh që gabojnë. Vetëm Zoti nuk gabon. Nuk e di nëse na e kanë shtruar rrugën apo jo, shohim

punën tonë. Personalis­ht, nuk besoj se na kanë ndihmuar arbitrat. Nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë Suad Lici atë deklaratë. Ai e njeh mirë Tiranën, pasi ka luajtur këtu, e njeh edhe Vllazninë.

Vllaznia vjen shumë e përforcuar në këtë takim. Ka qenë një nga ekipet që ka bërë merkato dhe është goxha e fortë...

Pavarësish­t kundërshta­rëve, ne merremi me lojën tonë. Nëse arrijmë të dalim në lojën tonë, nuk besoj se do të ketë ekip që të na hapë probleme. Nëse japim 100% tonë, nuk do të kemi pse të merremi me ekipet kundërshta­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania