Panorama Sport (Albania)

Kthehet Ngoja, skuadra synon gjuajtjet nga jashtë zone

-

Tirana ka mbyllur përgatitje­t për sfidën me Vllazninë. Ashtu siç u mendua, në fushë dje ishte edhe Majkëll Ngo. Lojtari kishte lënë pas situatën gripale dhe ishte gati për t'u stërvitur. Madje futbollist­i u stërvit me grupin dhe dukej se ishte në formën e tij më të mirë. Sipas asaj që është bërë e ditur, Emanuel Egbo ka vendosur që nga minuta e parë të luajë Ngoja. Emanuel Egbo me shumë mundësi do të aktivizojë të njëjtën skuadër fituese si takimet e fundit. Dilema e vetme është fakti nëse do të jetë Hoxhallari apo Ismajlgeci titullar në mbrojtje, por pogradecar­i duket se do të jetë titullar, ndërsa pjesa tjetër e grupit është e plotë. Muça, Vangjeli dhe Doka janë të konfirmuar në mbrojtje, ashtu si edhe Batha, Çelhaka, Kobina, Kale dhe Torasa. Së bashku me Likën dhe Ngonë bëjnë 11-shen titullare. Shtatë gola ka shënuar në këtë kampionat Majkëll Ngoja. Lojtari është gjithashtu futbollist­i më i mirë i bardhebluv­e për sa u përket asisteve të dhëna në fushën e lojës. TAKTIKA - Bardheblut­ë kanë fituar këtë sezon në Shkodër 0-2 dhe shpresojnë që edhe këtë takim gjërat të përsëriten për mirë. Trajneri Emanuel Egbo si njohës shumë i mirë i portierëve të Shqipërisë, ka kërkuar nga skuadra që në Shkodër të përdorë një taktikë të thjeshtë. Të godasë sa më shumë portën e Vllaznisë. Në fakt, shkodranët kanë pësuar gola nga larg dhe Egbo e ka kërkuar me ngulm nga të gjithë lojtarët një fakt të tillë. Vëmendje e veçantë u është dhënë goditjeve me kohë dhe fazës defensive në goditjet standarde e ato të këndit. Skuadra paraqitet e plotë në Shkodër dhe asnjë prej lojtarëve të Tiranës nuk është i dëmtuar, fakt që i ngroh të gjithë, pasi Emanuel Egbo ka një stol të bollshëm për alternativ­a gjatë lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania