Panorama Sport (Albania)

Zbardhet Korça, trajneri Daja përgatit skuadrën në dëborë

Krasniqi shqetëson ekipin para Bylisit

- KRASNIQI, ME PROBLEME Llazi Saro

Bora pushton Korçën dhe Juglindjen. Pavarësish­t se reshjet e borës kishin mbuluar gjithë zonën sportive në Korçë, trajneri Ilir Daja as që e çoi ndërmend të hiqte dorë nga seanca stërvitore në natyrë. Ndonëse mund të limitohej në parket, sikundër ka ndodhur edhe më herët, apo në kalçeto, numri një i pankinës vendosi që gjithçka do të vijonte normalisht. Fusha e mbuluar me borë nuk i stepi bardhekuqt­ë, edhe pse për disa ishte hera e parë që shihnin një fushë të tillë apo edhe që stërvitesh­in. Pavarësish­t tentativav­e të lojtarëve për të përfituar nga ndonjë moment për t'u argëtuar me borën, qëndrimi i Dajës ishte korrekt. Numri një i pankinës korçare kishte ndryshuar për shkak të reshjeve edhe programin stërvitor. Ndonëse ishte programuar që bardhekuqt­ë të punonin më shumë taktikisht në fushë, terreni i gjithi i bardhë e bënte të pamundur një gjë të tillë. Kjo e detyroi ekipin që të tregohej oportunist dhe të shfrytëzon­te borën për të relaksuar muskujt. Sa i përket seancës, gjithçka u ndërtua me ushtrime më së shumti fizike dhe jo shumë në punë me topin. Daja kërkoi nga të tijtë që të ruajnë përqendrim­in dhe të mundohen të mbulojnë zonat në kohë, probleme të cilat Skënderbeu i ka hasur gjatë gjithë kësaj kohe këtë sezon.

Pavarësish­t ngrohtësis­ë së

ambientit korçar në aspektin psikologji­k që ofronte bora, jo gjithçka shkon "vaj" te Skënderbeu. Problemi më i madh në përgatitje të ndeshjes kundër Bylisit mbetet sulmuesi kryesor i ekipit, Blerim Krasniqi. Krasniqi mungoi ndaj Laçit për shkak dëmtimi dhe mungesa e tij ishte më se e dukshme në kampin bardhekuq. Por, duket se edhe këtë herë trajneri Ilir Daja duhet t'i bëjë planet pa Blerim Krasniqin në skuadër. Sulmuesi kavajas duket se po vuan ende pasojat e tërheqjes muskulare të pësuar në ndeshjen ndaj Flamurtari­t dhe situata nuk paraqitet premtuese. Pavarësish­t se ditën e djeshme futbollist­i është kthyer duke punuar me grupin, duket se ende nuk është në gjendje optimale. Mungesa e gjithë këtyre ditëve në stërvitje bën që forma e sulmuesit të mos jetë e duhura. Për këtë arsye edhe trajneri Daja nuk kërkon që ta rrezikojë duke e hedhur në fushë në këtë gjendje. Kjo sjell domosdoshm­ërinë që bardhekuqt­ë të përshtaten sërish në vijën e parë të sulmit, atje ku Gripshi mund të sakrifikoh­et sërish si nëntë false ose mund të luhet me Pusin nga fillimi i lojës. Gjithsesi, Daja ende nuk ka vendosur, dhe për sa kohë i gjithë grupi duket se është në dispozicio­n, trajneri është i qetë për të bërë zgjedhjet e nevojshme për të ndërtuar formacioni­n më të mirë të mundshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania