Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Arapi na ka prishur punë, kujdes në Gjirokastë­r

Mbrojtësi beson te zona "Euro": Me dy fitore, rikuperojm­ë

- Zamir Qypi

Në Durrës "qajnë" ende pikët e lëna në kryeqytet. Ata janë të bindur se meritonin më shumë përballë Tiranës. I këtij mendimi është edhe Rustem Hoxha, i cili gjatë intervistë­s së dhënë për "Panorama Sport" evidenton se skuadra tregoi karakter, edhe pse me një lojtar më pak. Kjo javë e vendos përballë të shkuarës, e megjithatë vend për nostalgji nuk ka. Qendërmbro­jtësi kërkon vetëm fitore në Gjirokastë­r për të fituar terren edhe në renditje.

Çfarë nuk shkoi si duhet në kryeqytet?

Mendoj që zhvilluam një ndeshje të mirë dhe nuk e ulëm ritmin, ndonëse mbetëm me një lojtar më pak në fushë. Kjo më pëlqeu tek ekipi. Nuk u dorëzuam në asnjë moment dhe treguam forcë karakteri. Kjo është shumë pozitive për një skuadër që ka objektiva madhorë. Në kryeqytet mendoj që na munguan vetëm pikët.

Jeni pozicionua­r në vendin e katërt në tabelë. Mendoni se do të rikuperoni pikë për zonën "Euro"?

Kampionati po zhvillohet i tillë, që me dy fitore pretendon për lart. Mendoj se i kemi mundësitë për të arritur edhe më shumë se Europa. Për këtë duhet

të tregohemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm e t'i marrim ndeshjet një e nga një. Duhet të marrim maksimumin në çdo përballje dhe mendoj se kjo është e arritshme.

A është Luftëtari një shans për të arritur kthesën apo nuk duhet neglizhuar si

Ne nuk nënvlerëso­jmë asnjë kundërshta­r. Ndeshja me Luftëtarin ka marrë vlerësimin tonë maksimal. Mendoj që kjo është një nga përballjet më të rëndësishm­e të sezonit dhe do të japim gjithçka për të marrë tri pikët në ketë ndeshje.

Ky duel ka një specifikë të veçantë për ju, pasi përballeni me të shkuarën. Ka vend për nostalgji? Luftëtari ka ndryshuar shumë nga koha kur jam aktivizuar. Unë ruaj një respekt të veçantë për tifozët e Gjirokastr­ës dhe qytetarët gjirokastr­itë, pasi më kanë respektuar shumë.

Çfarë note do t'i vendosnit mbrojtjes pas 20 javësh?

Mendoj që mbrojtja ka zhvilluar një kampionat të mirë deri tani. Por nuk është vetëm prapavija, ne kemi mbrojtur mirë të gjithë si ekip. Shpresoj që të vazhdojmë kështu, pse jo, akoma edhe më mirë. Këto dytri javë ka ndikuar pak edhe mungesa e kapitenit Arapi, por shpresoj të kthehet sa më shpejt e të bëhemi më të fortë.

Afrimet kanë shtuar konkurrenc­ën, po cilësinë e lojës e kanë rritur?

Unë mendoj se janë afrime që do të na ndihmojnë në arritjen e objektivav­e. Tashmë ata janë përshtatur me ekipin dhe shpresoj që nga kjo javë të jenë një forcë më shumë për skuadrën.

A është Kupa një trofe që ju tërheq?

Çdo trofe ka rëndësinë e vet, por mendoj që kampionati është synimi madhor. Megjithatë, ne nuk do t'i shohim gjërat kështu. Tani po punojmë për ndeshjen e radhës. Do të luftojmë të japim më të mirën në çdo ndeshje dhe të marrim maksimumin në secilën prej tyre. Në fund do të shohim ku kemi arritur dhe çfarë kemi bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania