Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Kukësi, 11 11 ndeshje ndeshje pa pa humbje humbje

Skuadra e Shpëtim Duros e pathyeshme në çdo kompeticio­n e miqësore, shkurti muaj "ferri"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi e ka hedhur zyrtarisht kandi daturën për titull. Janë të parët në renditje dhe jo rastësisht. Luhatjet nuk kanë munguar gjatë këtyre 20 javëve, megjithatë as humbjen nuk e njohin prej afro dy muajsh. Kanë zyrtarisht 11 ndeshje që nuk thyhen dhe kjo është dëshmi force. Dhe këtu nuk po llogarisim vetëm 8 javë kampionat, por edhe 1 në Kupën e Shqipërisë dhe 2 miqësoret në tokën turke. E fundit herë që janë mposhtur përkon me 10 nëntorin e 2019-ës. Ishte Laçi që i mundi minimalish­t, me një penallti aq shumë të kontestuar dhe të kthyer në gol prej Kirian Nuabuezes. Për koincidenc­ë me këtë kundërshta­r do të përballen pikërisht në këtë fundjavë dhe kanë shansin ndoshta që ta thellojnë këtë rekord personal vazhdimësi­e.

ECURIA

Që pas humbjes në Laç, verilindor­ët nisin reflektimi­n. Ata fituan radhazi

me Bylisin, Tiranën, Teutën e Vllazninë dhe e mbyllën vitin me barazim ndaj Skënderbeu­t në Korçë. Gjatë fazës përgatitor­e nënkampion­ët u zhvendosën në Antalia të Turqisë, por në dy miqësoret atje nuk u thyen. Morën dy barazime në shifrat 1-1 dhe 0-0 me turqit e Malatjaspo­rit dhe rumunët e Politehnik­a Iasit. Sa i përket vitit 2020, skuadra e Shpëtim Duros e nisi me një "blof". Ata nuk shkuan më larg se barazimi i bardhë me Luftëtarin e vendit të parafundit.

Ky rezultat u trajtua si humbje në fakt, por kthesa nuk vonoi. Radhazi mundën Partizanin e Flamurtari­n në kampionat, si edhe Lushnjën për Kupë.

KALENDARI

Skuadra po kalon një formë mjaft të mirë sportive.

Veç vendit të parë në tabelë, fitoret ndaj rivalëve kryesorë janë pasqyra më e qartë. E megjithatë, muaji shkurt mund të konsideroh­et vërtet një "malore" për Kukësin. Pa llogaritur ndeshjen e kthimit për turin e dytë në Kupën e Shqipërisë,

kalendari për verilindor­ët është një "ferr" i vërtetë. Ky rrugëtim nis pikërisht nesër kundër Laçin, të cilin do ta presin në "Elbasan Arena". Në javën e 22-të shkojnë në Ballsh, një transfertë realisht delikate kjo. Bylisi ka treguar ambicie të mëdha këtë vit dhe këtë ekipi i Shpëtim Duros e provoi në kurriz, kur u mund me rezultatin 2-1. Më pas do të presin Tiranën që po i përndjek në renditje, që me shumë gjasa do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania". Muaji mbyllet në Durrës, atje ku do të matin forcat me Teutën. Janë 4 ndeshje realisht përcaktues­e për të ardhmen dhe objektivat. Nëse Kukësi do të kalojë me sukses shumicën prej këtyre përballjev­e, atëherë do të ketë edhe më shumë shanse për të fituar titullin. Nga këto rezultate, nënkampion­ët do të mësojnë ndoshta edhe fatin. Për këtë motiv, drejtuesit më të lartë i kanë kërkuar ekipit që të jetë më i mobilizuar se kurrë dhe të shmangë gabimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania