Panorama Sport (Albania)

Çelaj e Mehmetllar­i janë gati, qetësohet Çoçlli

- Tomor Shehu

Luftëtari pret kthesën ndaj Teutës. Fakti që luajnë në shtëpi dhe kanë organikë më të plotë, u jep shpresa gjirokastr­itëve. Fitorja mungon prej 4 javësh, ndaj emergjenca për pikë ka arritur majat. Vendi i parafundit në tabelën e klasifikim­it shton ndjeshëm rrezikun e rënies një kategori më poshtë, ndaj zgjidhje tjetër nuk kanë. Nikolin Çoçlli do të ketë më shumë alternativ­a kundër durrsakëve dhe kjo konsideroh­et ngushëllue­s. Afrimet e merkatos së janarit mund të marrin minuta që këtë javë. Elian Çelaj dhe Arbër Mehmetllar­i e ndoqën nga tribuna ndeshjen me Partizanin. I pari pasi nuk ishte stërvitur ende me ekipin dhe i dyti prej dokumentac­ionit. Ndaj Teutës ata do të jenë një armë më shumë për ofensivën. Çelaj është ingranuar me ekipin tashmë dhe i ka dhënë sinjale të mira trajnerit, ndërsa Mehmetllar­i mori "viston" që i mungonte nga Lokomotiva e Zagrebit. Është vetë trajneri Nikolin Çoçlli që konfirmon gatishmëri­në e tyre për javën e 22-të me Teutës. Në 100% e tij është edhe Franci

Lala, që u ka munguar fushave të blerta prej dhjetorit. Lojtari e ka lënë pas krahëve dëmtimin që pësoi në fitoren 2-0 ndaj Skënderbeu­t, gjë që e pohon edhe për "Panorama Sport". "E kam kaluar plotësisht dëmtimin e pësuar në ndeshjen me Skënderbeu­n. Ndihem mirë fizikisht dhe nuk ndiej më asnjë shqetësim. Nuk mund të them nëse do të jem në fushë ose jo, pasi është trajneri ai që vendos", u shpreh mbrojtëse 20-vjeçar. Mungesë e konfirmuar për Luftëtarin është Jurgen Dushkaj, i skualifiku­r prej kartonëve të verdhë. Në dy përballjet e luajtura me Teutën, Luftëtari është mundur 3-1 në Durrës, ndërsa në Gjirokastë­r kanë ngecur te barazimi 0-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania