Panorama Sport (Albania)

Gavës i dhimbset Elbasani, por do fitoren e Lushnjës

“Jemi më të mirët e grupit, kapim kreun shumë shpejt”

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët kanë shansin e mirë për të reaguar menjëherë pas humbjes me Orikun, teksa presin Elbasanin në stadiumin “Roza Haxhiu”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla synon vetëm fitoren në këtë takim të lehtë në letër, duke shpresuar të fitojë sa më shumë terren në tabelën e renditjes, pasi rivalët e Lushnjës dhe Pogradecit përplasen mes tyre.

GAVA - Afrimi i fundit i verdhejesh­ilëve në lëvizjet e janarit, mesfushori elbasanas Orgest Gava, për ndeshjen e nesërme shprehet: “Për Elbasanin kam respekt maksimal, sepse është ekipi ku hodha hapat e parë si futbollist. Më vjen shumë keq për gjendjen që po kalon, pasi është në vend të fundit, por jam pjesë e Lushnjës dhe mendoj vetëm për fitore ditën e shtunë dhe në tërësi për objektivin që kemi. Kam ardhur te Lushnja me besimin se do të ngjitemi në Superiore”. Futbollist­i 30-vjeçar u kthye te verdhejesh­ilët në limitet e merkatos së janarit dhe ndeshjen me Orikun e nisi nga stoli. “Është një ambient që e njoh shumë mirë. Me shumicën e lojtarëve që ka Lushnja kam luajtur në Superiore. Mendoj se Lushnja është skuadra më e mirë e grupit dhe në pjesën e mbetur të fazës së dytë të bëjmë kapërcimin për ta mbyllur në vend të parë. Patjetër që jemi të përqendrua­r te ndeshja me Elbasanin, pavarësish­t diferencav­e që kemi në renditje. Lushnja do të japë maksimumin e mundësive të saj për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë 3 pikët”, ka thënë më tej Gava. Lushnjarët kanë shënuar vetëm dy gola në tri ndeshjet e fundit dhe nesër sulmuesit e saj kanë një rast të mirë për t’u zhbllokuar. Canka nuk shënon që nga derbi me Apoloninë, ndërsa Mezini u ndal në Orikum, pasi kishte shënuar 4 ndeshje radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania