Panorama Sport (Albania)

“Apolonia flet në fushë, në fund bëjmë “gjyqin”

Drejtuesi i klubit fierak ka besim te stafi dhe lojtarët

- BUJAR RAMA

Fierakët ndodhen në një moment të mirë futbollist­ik, gati për të synuar kreun e renditjes në Grupin B të Kategorisë së Parë, mjafton të fitojnë ndaj Pogradecit kësaj fundjave. Bardhejesh­ilët kanë vuajtur hijet e dyshimit, mosbesimin e hapur ndaj filozofisë që prej vitesh ndjek klubi, duke u bazuar tek elementi i ri. Por këtë sezon duket se gjërat po ecin mbarë për këtë skuadër, të paktën rezultatet dhe renditja momentale u jep të drejtë drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe lojtarëve. Apolonia e gjen veten në vend të dytë pas 14 javësh, 1 pikë larg vendit të parë, Pogradecit, skuadrës që do ta ketë kundërshta­re nesër në “Loni Papuçiu”. Administra­tori i Apolonisë, Olsi Bregu, në një intervistë për “Panorama Sport” shpreh qartësinë e filozofisë së klubit dhe avenirin e kësaj Apolonie pa doza të tepruara, duke respektuar edhe “zërat” dyshues ndaj asaj që mund të arrijë kjo skuadër.

Z.Bregu, me rezultatet e deritanish­me duket një “kartolinë” ogurmbarë kjo e 2020-ës për skuadrën tuaj...

Po i përgjigjem figurativi­sht edhe unë metaforës suaj, ishim ne të parët që ia gatitëm “kartolinën” 2020ës dhe ja ku jemi tani.

Që do të thotë në kuptimin e parë?

Kemi bërë një kampionat të mirë, me mund dhe sakrificë kemi merituar gjithçka, ndoshta edhe më tepër. Nuk ishim rastësisht në atë pozicion në fund të vitit të kaluar dhe kemi ditur të ruajmë vazhdimësi­në në këtë rifillim kampionati.

Shumë largime gjatë merkatos, kryesisht lojtarë përvoje dhe përforcime thuajse të gjitha ditën e fundit, çka solli reagimin negativ të tifozëve dhe sidomos disa specialist­ëve të njohur. Ata ngritën dyshime për ecurinë e kësaj Apolonie...

Nuk dua të merrem me këto debate, respektoj çdo kritikë dhe mendim kundër, kur është i bazuar. Justifikoj edhe frikën dyshuese për kontigjent­in e ri që krijuam këtë pjesë të dytë të kampionati­t, sepse të tjerët i shohin gjërat nga jashtë. Të gjitha largimet kanë qenë me kërkesën e futbollist­ëve, pavarësish­t dëshirës sonë për t’i mbajtur së paku gjer në fund të kontratës. Vetëm Oforine larguam ne, pasi nuk dha atë që prisnim. Është skuadra ajo që po jep përgjigjen më të mirë me lojën dhe rezultatet e saj. Në fund të kampionati­t bëjmë “gjyqin” dhe analizën e duhur. Atë që dua të them për tifozët dhe zërat kritikë, është: Ejani, përkrahni këta djem të rinj që po japin shpirtin në fushë.

Ju besoni se kjo skuadër me moshë mesatare as 20 vjeç do të realizojë objektivin madhor?

Pse jo? Pse i mëshoni moshës? Kemi shumë lojtarë të rinj, të cilët kanë vite që luajnë bashkë, Harizaj, Sota, Omeri, Mehmeti, Mihana, Gjata, Zoga. Po marr lojtarët gjer 21 vjeç, ju duken pak 7? Pa harruar të tjerët. Jemi në një moment finalizimi të filozofisë sonë disavjeçar­e,

duke u bazuar te lojtarët e dalë nga akademia. Mendoj se është viti i duhur për të dëshmuar vlerat e të rinjve tanë, që i kemi rritur në këtë akademi.

Apolonia ka bërë mirë, por duket e pafuqishme ndaj rivaleve, teksa 3 humbje i ka pësuar me Lushnjën (2) dhe me Pogradecin...

Ndeshjen e parë me Lushnjën kemi luajtur me 10 lojtarë gati gjithë pjesën e dytë dhe kemi pësuar gol 10 minutat e fundit. Ishte ndeshje në fushë asnjanëse. Me Pogradecin dhe ndeshjen e dytë me Lushnjën kemi humbur me gola të pësuar me penallti. Nuk po bëj më shumë komente.

Ndeshja e radhës është një sfidë për kreun. Si e parashikon­i duelin me Pogradecin?

Është një përballje me një kundërshta­r të respektuar, që kryeson renditjen e grupit. Ndeshje e hapur, ku rezultatin do ta vendosin skuadrat në fushë. Kam besim të plotë se stafi ynë teknik do të përgatisë një skuadër fituese, sikurse kam po aq besim tek interpreti­mi në fushë i futbollist­ëve tanë.

 ??  ?? Administra­tori i Apolonisë, Olsi Bregu
Administra­tori i Apolonisë, Olsi Bregu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania