Panorama Sport (Albania)

Mihani: Besa s’duhet ta diskutojë 4-shen e parë

- Feriz Ferizaj

Kavajasit po vuajnë prej disa sezonesh në Kategorinë e Parë dhe një nga ata që i njeh më mirë problemati­kat e kësaj kategorie është Meglid Mihani, ish-kapiteni që aktualisht është pjesë e stafit të trajnerit Gugash Magani. Ishmesfush­ori e quan hap të gabuar barazimin me Ilirinë dhe tërheq vëmendjen për vlerësim maksimal të çdo kundërshta­ri që Besa të mos rrezikojë 4-shen e parë në grupin e saj. “Kemi lënë shumë pikë rrugës gjatë 2019-ës në disa ndeshje që duhej t’i kishim fituar. E nisëm mirë 2020-ën në Cërrik, por gabuam ndaj Ilirisë. Nuk e prisja, nuk e besoja se nuk do të fitonim me Ilirinë, por në futboll ndodh gjithçka. Krijuam të paktën 4 raste të pastra shënimi, por nuk i finalizuam dhe ajo që mbeti është lënia e 2 pikëve të rëndësishm­e. Ky barazim është edhe një paralajmër­im për ne. Nëse bëjmë një tjetër hap fals, do të rrezikojmë shumë të jemi në 4-shen e parë, sepse me kalimin e javëve lufta në kampionat do të bëhet më e fortë. Këtë gjë e imponon vetë formula e këtij sezoni”, thotë fillimisht Mihani.

SHËNKOLLI - Fundjava u rezervon verdhezinj­ve një transfertë delikate, atë ndaj Shënkollit, që lufton për të mbijetuar në Kategorinë e Parë dhe me siguri do të bëjë përpjekje maksimale për fitore. Besa në anën tjetër rrezikon shumë objektivin nëse lë pikë sërish. “E dimë shumë mirë se na pret një ndeshje mjaft e vështirë në Shënkoll. Kundërshta­ri

është i vetmi ekip që na ka mundur në ‘shtëpi’, në Peqin, në një ndeshje që na la pa fjalë. Mjafton kjo për të kuptuar se sa e vështirë do të jetë në fushën e tyre. Gjatë gjithë javës jemi përqendrua­r te kjo përballje. Madje, presidenti Bizhdili e mblodhi skuadrën dhe kërkoi që të mos ketë më asnjë hap fals në vazhdim. Ai dhe tifozët presin reagimin pas barazimit me Ilirinë. Ka një javë që grupit i është bashkuar edhe sulmuesi Lukas Kardozo, i cili do të zëvendësoj­ë Carën. Objektivi ynë i vetëm në Shënkoll është fitorja. Besoj se do t’ia dalim. Grupi është i plotë, me përjashtim të Bërdufit të dëmtuar”, ka përfunduar ishfutboll­isti kavajas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania