Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, Mehmeti s’bën llogari barazimi në Burrel

Krutanët synojnë ta ndalin ecurinë e mirë të matjanëve

- BUJAR BALLIU

Pushimi i javës së fun dit bëri që Kastrioti të mos jetë më 7 pikë para vendit të dytë, por 4 pikë, pas fitores së Besëlidhje­s. Krutanët rikthehen në kampionat me transfertë­n me Burrelin, një sfidë mjaft e vështirë, duke ditur që kundërshta­ri po kalon një moment shumë të mirë. Mesfushori Xhulio Mehmeti, një nga lojtarët kyç të formacioni­t të Ndreut, thekson në një intervistë për “Panorama Sport” se në asnjë ndeshje ekipi i tij nuk hyn në fushë për barazim.

Pas një jave pushimi, a është gati Kastrioti për ndeshjen me Burrelin?

Burreli ka një ekip të fortë, sidomos në shtëpi, ndaj e shoh një transfertë të vështirë, por shkojmë me synime të qarta. Burreli është me meritë në këto pozita, pasi luan mirë futboll. Ne e kemi nisur këtë rrugë dhe jemi të vetëdijshë­m që ka pengesa, por me ndihmën e Zotit dhe me hyzmetin që i bëjmë çdo ditë stërvitjes, them se do t’ia dalim me sukses edhe në Burrel.

Merkatoja e janarit ka forcuar Kastriotin, por edhe rivalët. A e ka forcën skuadra juaj për ta ndalur ecurinë

pozitive të matjanëve?

Ekipi ynë është rritur shumë dhe me ardhjen e afrimeve të janarit jemi kompletuar në organikë. Për këtë ndeshje Basha është i skualifiku­ar, janë gjëra që ndodhin, prandaj duhet përforcime, për të mbyllur çdo problem rrugës. Jemi “OK”, ndërsa për kundërshta­rët nuk e di, pasi jam i përqendrua­r vetëm tek ekipi im.

Duke ditur që rivali më i afërt është pushim këtë javë, a pranohet edhe një pikë në këtë transfertë?

Ne nuk bëjmë llogari, i bëjmë hyzmetin vetëm ndeshjes së radhës. Ky është mentalitet­i ynë, japim gjithçka për të marrë më të mirën, ndaj nuk e mendojmë barazimin, por futemi me mendjen për të fituar.

Me ardhjen e Okebugut shtohet konkurrenc­a në mesfushë dhe dikush mund të mbetet jashtë formacioni­t...?

Okebugu është një lojtar cilësor, por i duhet shumë punë për të veshur fanellën e titullarit. Këta djem që ishin në fazën e parë, kanë djersitur fort dhe kanë “derdhur gjak” që Kastrioti sot është në këto pozita. Kush do ta meritojë, do të luajë, ne i mirëpresim të gjithë.

Në aspektin personal keni bërë një gjysmë sezoni të mirë. Çfarë ndjesie ju krijon fakti që jeni lojtari me më shumë minuta në ekip?

Falënderoj Zotin që s’kam pasur dëmtime. Dëshiroj të luaj çdo ndeshje, dhe deri në fund të jap maksimumin. Kam besim se do ta arrijmë objektivin e ngjitjes në Superiore.

Edhe 4 ndeshje nga faza e dytë dhe rivalët pretendojn­ë që kanë kalendar më të lehtë. A do ta ruajë Kastrioti këtë diferencë pikësh?

Para pak javësh kishim 3 transferta dhe të gjithë mendonin se s’do të merrnim asnjë pikë, por tjetër kush i di rezultatet dhe i jep çdokujt atë që meriton. Kampionati është shumë i fortë dhe cilësor, ku çdo ndeshje është shumë e vështirë. Jam i bindur se edhe këto ndeshje të mbetura do t’i kalojmë me sukses.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania