Panorama Sport (Albania)

Korabi zyrtarizon Klevis Dalipin në stol

- Fatmir Zhuzhi

Vetëm pak ditë ka qëndruar bosh stoli i Korabit. Drejtuesit e këtij ekipi kanë zgjedhur tashmë elbasanasi­n Klevis Dalipi në postin e trajnerit të ri. Vendimi zyrtar është marrë dje dhe trajneri i ri është prezantuar para ekipit nga kryebashki­aku i Peshkopisë, Dionis Imeraj, si dhe nga presidenti Fehmi Mëziu. Dalipi ka drejtuar më parë dy skuadra në Superiore, Partizanin dhe Luftëtarin këtë sezon, ndërsa si lojtar është aktivizuar me shumë skuadra në futbollin shqiptar, si Elbasani, Vllaznia, Shkumbini, Bylisi dhe Kamza, si dhe në futbollin portugez me Feirense, Santa Klara dhe Bragança. Në njoftimin e klubit dibran bëhet me dije se është arritur një marrëveshj­e për një projekt afatgjatë me trajnerin Dalipi, por nuk përmenden shifra konkrete për kohëzgjatj­en e kontratës. Për shumë vite trajneri elbasanas ka punuar te Partizani, ku drejtuar edhe ekipin e parë dhe duket se kjo i ka bindur drejtuesit e Korabit t'i besojnë stolin Dalipit. Klevis Dalipi zëvendëson në krye të Korabit kavajasin Dorian Bubeqi, i cili dha dorëheqjen pas humbjes 1-2 në derbin me Burrelin në Peshkopi. Klubi nuk u nxitua dhe gjatë këtyre ditëve pa me kujdes të gjitha kandidatur­at, ndërsa dje vendosi për Dalipin. Elbasanasi do të debutojë në stolin e Korabit në transfertë­n me Dinamon, që luhet ditën e diel në Pezë-Helmës. Një ndeshje shumë e vështirë kjo për ekipin dibran, që mban vendin e 4-t në Grupin A, me 19 pikë. Korabi ka kryesuar grupin disa javë gjatë fazës së parë të kampionati­t, por më pas hodhi disa hapa të gabuar në fushën e tij, ku u mund nga rivalët për Superioren. Në 2020-ën dibranët kanë luajtur vetëm ndeshjen me Burrelin, pasi javën e 13-të ishin pushim. Dy vitet e fundit ky ekip është drejtuar nga Dorian Bubeqi, i cili tashmë ia ka lënë vendin Klevis Dalipit. Sot edhe nesër trajneri i do të ketë mundësinë të njohë sadopak grupin e futbollist­ëve, në mënyrë që të dielën të hedhë në fushë formacioni­n e duhur për të përballuar Dinamon. Objektivi i dibranëve është të kapin të paktën vendin e dytë në Grupin A për të luajtur në "Play-off", por edhe të përgatisin futbollist­ë të rinj për të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania