Panorama Sport (Albania)

Eurogol, Latifi: Dhurata më e bukur

“Më shumë bëj sesa marr, ju tregoj urimin më të bukur të ditës speciale për mua”

- OLSI TUJANI

Dje, Liridon Latifi ka fryrë 26 qirinj në tortën e ditëlindje­s. Ditë feste për mesfushori­n e Kombëtares. Nëse çdokush ka pritur orën 12:00 për t’i dërguar mesazhet e urimit, ai ka përgatitur një dhuratë speciale për veten pikërisht një ditë para kësaj date. Një ditë para ditëlindje­s, Sherif Tiraspol ka zbritur në fushë dhe ka fituar 4-0 përballë Dinamo Auto ku golin e katërt e ka shënuar Liridon Latifi. Ky i fundit, me një veprim mjaft të bukur në hyrje të zonës, driblon mbrojtësit kundërshta­rë dhe më pas godet mjeshtëris­ht duke e dërguar sferën në trekëndësh.

EUROGOLI

Një eurogol fiks për ditëlindje­n e tij. “Një ditë para, por ishte fiks një dhuratë për veten si për ta pritur ditëlindje­n time. T’ju them të vërtetën, çdo gol që shënoj të ofron një ndjesi apo kënaqësi të veçantë, mirëpo goli si për rastin e ditëlindje­s ishte me të vërtetë diçka e veçantë”, ka treguar Latifi për “Panorama Sport”.

DHURATA

Mesfushori tregon se nuk bën shumë dhurata për veten dhe më së shumti zgjedh njerëzit e dashur që t’u dhurojë diçka. “Nuk i bëj shumë dhurata vetes dhe më shumë preferoj që t’ju bëj dhurata njerëzve të mi. Mirëpo, e pranoj se kjo është dhurata më e bukur që i kam bërë vetes për ditëlindje (qesh..)”, shpjegon 26vjeçari.

URIMET

Çdo urim nga njerëzit e dashur, sado i përçuar me fjalë të thjeshta të jetë, është i bukur. Por, për shumëkënd urimet e nënës dhe dhuratat e të dashurës e mbushin ditën me emocionet më të këndshme. “Në këtë ditë të lumtur të jetës sime, çdo mesazh që kam marrë më ka bërë të ndihem mirë dhe i vlerësuar. Por veçoj mesazhin e nënës sime dhe dhuratat e të dashurës, të cilat preferoj të mos i bëj publike”, ka deklaruar Liridon Latifi, i cili me skuadrën e Sherif Tiraspol është duke zhvilluar fazën përgatitor­e

në pritje të startit të kampionati­t. Latifi ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në edicionin e fundit kualifikue­s dhe në rast se do të rigjejë edhe një herë tjetër formën e tij ideale, mund të ketë sërish ftesë në edicionet në vazhdim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania