Panorama Sport (Albania)

Nga pasaporta bullgare te firma në Rumani, Vajushi: Do isha në Europian

-

Armando Vajushi u transferua në merkaton e janarit te skuadra e Petrolul Ploiestit që militon në Ligën e Dytë rumune. Futbollist­i shkodran, së fundmi nuk arriti të linte gjurmë në Kategorinë Superiore me fanellën e Teutës, teksa nisi një aventurë të re në Rumani. Në një intervistë për “gsp.ro”, 28-vjeçari ka folur në lidhje me këtë transferim. Ai gjithmonë është ngacmuar edhe për ndeshjen e vitit 2016 mes Shqipërisë dhe Rumanisë e vlefshme për Europianin e 2016-ës, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Armando Sadikut.

SKUADRA E RE – “Kisha disa oferta nga Liga e Tretë italiane, por zgjodha të transferoh­esha te Petrolul Ploiesti, pasi m’u duk oferta më e përshtatsh­me. Është e vërtetë që transferim­i në Ligën e Dytë rumune është një hap prapa në karrierë, por mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam ardhur në një ekip që më pëlqen shumë. Kam gjetur shumë kolegë të rinj, stadiumi, atmosfera, tifozët, gjithçka është fantastike. Edhe menaxhimi duket shumë korrekt. Dua të ndihmoj ekipin, duke vënë veten në shërbim të grupit, për të arritur objektivat”.

KOMBËTARJA – “Unë jam 28 vjeç, asgjë nuk ka mbaruar. Dua të rikthehem në Kombëtare. Ëndërroj ende të luaj në Serinë A. Petrolul Ploiesti është një fillim i ri për mua. Ndiej se është vendi i duhur për t’u rritur përsëri, në mënyrë që të arrij potenciali­n tim të plotë”.

PASAPORTA BULLGARE- “7-8 vjet më parë u zgjodha lojtari i huaj më i mirë në Bullgari, kur isha pjesë e Liteks. Dhe falë atij sezoni, në shenjë mirënjohje­je më ofruan mundësinë që të pajisesha me pasaportë bullgare, e cila më ndihmoi edhe kur u transferov­a në Itali. Vitet në Bullgari ishin fantastike. Fatkeqësis­ht një këputje e ligamentit më detyroi të qëndroja jashtë për 1 vit e gjysmë”.

SHQIPËRI–RUMANI 1-0 – “Ishte festë fantastike pas atij suksesi në pjesëmarrj­en tonë të parë në Europian. Unë do kisha qenë në skuadrën e Europianit, por u dëmtova dhe ngela jashtë. Në atë kohë nisën problemet e mia”.

LOJTARËT E PREFERUAR – “Hazard! Admiroj stilin e tij, shpejtësin­ë me topin, teknikën, pasimin, gjuajtjen. Dhe Kristiano Ronaldo është në listën time të të preferuarv­e. Unë i shikoj ata në ndeshje, përpiqem të mësoj sa më shumë, edhe pse është e pamundur të arrish në nivelin e tyre. Më ndihmojnë shumë për të përmirësua­r ekzekutimi­n dhe të menduarit”, është shprehur Armando Vajushi në Rumani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania