Panorama Sport (Albania)

Një më tepër se Interi, Ibra fiton derbin e trofeve

Titullarët e Kontes me 34 tituj, suedezi 15 i ka vetëm në Paris

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me hapa të vegjël dhe të kujdesshëm. Zlatan Ibrahimovi­ç ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu qasur derbit, edhe sepse prania e suedezit është tej mase e rëndësishm­e për Milanin. Pas dy ditësh të kaluara duke u stërvitur veçmas, 38-vjeçari edhe dje është stërvitur në vetmi dhe pa ekzagjerua­r. Pavarësish­t nga gjithçka, ndjesitë e stafit mjekësor të “Djallit” janë pozitive dhe prani e Zlatanit të dielën mbrëma në krah të Leaos nuk duket më aq e dyshimtë. Optimizëm i moderuar, sidomos për shkak të moshës së sulmuesit që nuk premton riaftësime të shpejta e as rezistencë përtej normës.

NDESHJA E MADHE Në fazën e parë, mes vuajtjeve të Milanit ishin edhe ndeshjet me të mëdhatë, nga të cilat ka mundur të fitojë vetëm me Napolin. Faza e dytë ka nisur mirë dhe një nga ndryshimet e kërkuara nga Pioli janë fitoret e vështira, ndaj prania e Ibrahimovi­çit kundër Interit është thelbësore, aq më tepër që pas barazimit me Veronën, asnjë kuqezi nuk do të humbasë tjetër terren. Që kur ndodhet në Itali, suedezi nuk ka luajtur kurrë kundër një ekipi që synon një nga katër vendet e para të Serisë A. Rikthimi në stërvitje është një sinjal i mirë për të gjithë ambientin, teksa për të shtuar adrenalinë­n ka menduar vetë Ibra që ka postuar një video të shoqëruar me diçiturën: “Luanët nuk ‘tingëllojn­ë’ si njerëzit”. Të jetë ky një tjetër sinjal? I gjithë Milani shpreson.

NJERIU DERBI – Shpresat kuqezi janë të motivuara nga fakti se Zlatani jo vetëm që ka shënuar nëpër derbet e luajtura, por shpesh edhe i ka vendosur me golat e tij. Në 2010-ën ishte sfida e parë me Interin duke mbajtur fanellën kuqezi dhe menjëherë gjeti rrugën e golit. Një vit më pas shënonte edhe në derbin e vlefshëm për Superkupën e Italisë, teksa hera e fundit kundër “kushërinjv­e” ishte në sezonin 2011‘12, kur me fanellën e Milanit realizon një dygolësh. Atë derbi e humbte 4-2 dhe më pas do të largohej në Francë, por kuqezinjtë shpresojnë që të jetë e vërtetë shprehja: “Zoti Zlatan vonon, por nuk harron”.

MË TEPËR SE INTERI – Përballje me koeficient të

lartë vështirësi­e takimi i së dielës për “Djallin” që kapet pas çdo detaji për të fituar shanse në lidhje me fitoren. Ibra është njeriu simbol, ndaj për Milanin është e natyrshme të kapët pas tij. Emblematik krahasimi mes Zlatanit dhe Interit në aspektin

e trofeve. 38-vjeçari ka një CV të pasur, ku spikasin 35 trofe të grumbullua­r në vendet që ka luajtur, teksa i gjithë formacioni zikaltër që parashikoh­et për derbi grumbullon 34. Jang, Godin, Sançez dhe Eriksen janë fituesit më të mëdhenj

të Interit, por pavarësish­t numrit të madh të kampionëve në fushë, të dielën në derbi do të mungojë Champions-i, një trofe për të cilin Ibrën nuk e ngushëlloj­në as 15 kupat e fituara në Francë e aq më pak as mbi 500 golat e shënuar…

 ??  ?? Materaci kundër Ibrahimovi­ç, sezoni 2010-11
Materaci kundër Ibrahimovi­ç, sezoni 2010-11
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania