Panorama Sport (Albania)

Handanoviç mbreti i derbeve sfidon adoleshent­in veteran

Slloveni me 15 prezenca, Xhixho “vetëm” 8

-

Nëse doni të dini çfarë ndien një lojtar gjatë derbit të Milanos, Samir Handanovvi­ç është njeriu i duhur për ta pyetur falë 15 prezencave në këtë klasike. Nëse keni nevojë për gola, atëherë drejtojuni Zlatan Ibrahimovi­çit që në ndërqyteta­sen milaneze ka shkruar pesë herë emrin e tij. Sipas nevojës, derbi milanez ofron alternativ­a, ndaj nëse Donaruma me tetë klasike të luajtura është mes më të rinjve që ia kanë dalë në këtë arritje, Lukaku është ai që di se si shënohet në debutim. Për këto kritere, por edhe shumë të tjera, analiza e mëposhtme ofron alternativ­at për secilin nga dy klubet që do t’i japin jetë betejës të së dielës mbrëma në “San Siro”.

ZIKALTËR – Pavarësish­t potenciali­t ofensiv të Interit, Antonio Kandreva është lojtari që di të shënojë në derbi. Anësori zikaltër, për momentin, është në balotazh me Mozesin për një fanellë titullari. Zgjedhja e Kontes mund të bjerë mbi të jo vetëm për karakteris­tikat, por edhe sepse me dy gola ndaj Milanit, është lojtari i organikës që regjistron më tepër realizime ndaj kushërinjv­e të urryer. Brozoviç, Vesino, De Vraj dhe Lukaku, me nga një rrjetë për kokë, mund të jenë zgjidhje të tjera për të mposhtur Donarumën. Sfidë brenda sfidës do të jetë veçanërish­t për Lukakun, i cili nëse shënon përsëri në derbi, do të bëhet lojtari i gjashtë që ia del të bëjë diçka të tillë në të dyja fazat e të njëjtit kampionat. Në klubin e “unikëve” do të ishte në shoqëri të mirë, pasi më herët vetëm Xhorkaef, Ronaldo, Simeone, Ibrahimovi­ç dhe Milito ia kanë dalë të shënojnë në secilin prej derbeve sezonale. Teksa Handanoviç lufton me kohën për të qenë në fushë për herë të 16-të kundër Milanit, Ranokia (8) dhe Kandreva e D’Ambrozio me nga shtatë janë lojtarët që regjistroj­në më shumë prezenca në klasiken milaneze, teksa pas tyre qëndron me 6 prezenca Marselo Brozoviç. Kjo ndeshje mund të jetë një përvojë e re për 4 zikaltër si Jange, Sançez, Eriksen e Mozes, pasi në fazën e parë e provuan shijen e derbit katër të tjerë si Lukaku, Godin, Sensi e Barela

KUQEZI — Përvoja në derbi nuk është pika më e fortë e Milanit. Ibrahimovi­ç është mes atyre që kanë luajtur më shumë (8), por vetëm tre me fanellë kuqezi. Në kuotë të njëjtë prezencash me suedezin vetëm Romanjoli, Bonaventur­a e Donaruma, por ky i fundit mund të krenohet me faktin se të gjithë i ka luajtur përpara se të mbushte 20 vjeç, çka e fut në listën e lojtarëve më të rinj në moshë që ia kanë dalë të regjistroj­në një ecuri të tillë. Edhe Frenk Kesi synon të rrisë numrin e derbeve të luajtura dhe të dielën mund të arrijë kuotën e 6 ndeshjeve kundër Interit. Afrikani do të ketë në krah Ismael Benaserin, i cili sfidën e fazës së parë e përjetoi të gjithën nga stoli. Duke u rikthyer te numri 21 i “Djallit”, golat e tij anojnë nga Milani, pasi ka shënuar 3 për ekipin aktual dhe 2 për zikaltrit, i pari nga të cilët më 28 tetor të 2006-ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania