Panorama Sport (Albania)

Inter – Milan, një derbi rekordesh dhe nostalgjie

-

Që nga viti 1909, atëherë kur u luajt edhe derbi i parë i Milanos në Seria A, 224 sfidat që do të pasonin do të ishin një emocion i pastër me kampionë të mëdhenj, të cilët do të regjistron­in rekord pas rekordi.

+ Paulo Maldini është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje derbi. Ish-kapiteni i Milanit ka qenë i pranishëm në 53 sfida të luajtura kundër Interit. Për zikaltrit më shumë ndeshje ka luajtur ish-kapiteni Havier Zaneti.

+ Sfida që ka prodhuar më shumë gola ka qenë ajo e 6 nëntorit 1949 që përfundoi në shifrat 6-5 për Interin. + Golashënue­si më i mirë është ish-sulmuesi i Milanit, Andrij Shevçenko që ka shënuar plot 14 herë në portën e kushërinjv­e.

+ Për Interin është ish-legjenda Xhuzepe Meaca me 12 gola. + Lojtari që ka shënuar më shumë në një ndeshje midis Interit dhe Milanit është Hoze Altafini (Milan) që gjeti 4 herë rrugën e rrjetës. Për skuadrën e Interit janë Mauro Ikardi me tre gola, Najers, Amedei dhe Kapra po me tre gola.

+ Goli më i shpejtë i shënuar në supersfidë­n midis dy skuadrave nga Milano mban firmën e Sandro Mazolës. Italiani shënoi për zikaltrit pas vetëm 13 sekondave lojë. Për kuqezinjtë është Aleksandro Pato me 43 sekonda.

+ Kristian Zapata është lojtari që ka shënuar golin më të vonë. Mbrojtësi kuqezi shënoi më pas në goditje këndi golin e barazimit për Milanin në minutën e 97-të. Për Interin është ai i Adrianos në fitoren 3-2 në minutën e 93-të.

+ Fitorja më e thellë daton në vitin 2001, kuqezinjtë fituan me rezultatin 6-0 përballë kushërinjv­e. Ndërkohë, Interi kishte regjistrua­r më parë fitoren më të thellë në vitin 1910 me rezultatin 5-0.

+ Lojtari që ka shënuar më shumë gola duke mbajtur veshur fanellën e të dyja skuadrave është Zlatan Ibrahimovi­ç që të dielën do të jetë në sulmin e kuqezinjve.

+ Sfida që arkëtoi numrin më të madh të parave është ajo e luajtur në fazën e dytë të sezonit të kaluar. Milani pritës arkëtonte plot 5.7 milionë euro edhe pse në fund u mund nga Interi me rezultatin 3-2.

+ Lojtarë të tjerë përveç Ibrahimovi­ç, që kanë shënuar me dy fanella të ndryshme janë Ronaldo, Roberto Baxho, Xhuzepe Meaca, Mauricio Ganz dhe Klarenc Sedorf.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania