Panorama Sport (Albania)

Morati: Interi më i fortë, dikur kërkova të merrja Mesin, por...

"Konte ka rritur nivelin, Eriksenit i uroj fatin e Shnajderit"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mungojnë edhe diçka më shumë se dy ditë nga "derbi i Madoninës": të dielën në 20:45 Interi dhe Milani do të përballen për herën e 201-të në ndeshje zyrtare. Dhe nëse është e vërtetë që një fitore në sfidën brenda qytetit vlen gjithmonë 3 pikë, kushdo që e ka përjetuar këtë ndeshje mund të dëshmojë faktin se niveli i emocioneve, moralit dhe besimit një sukses kundër kuqezinjve do të vlente më shumë. Portali "Passionein­ter" ka intervistu­ar ditën e djeshme për të folur rreth përballjes në "San Siro" dhe për momentin që po kalon Interi, ish-presidenti­n zikaltër, Masimo Morati.

Çfarë Interi po shikoni gjatë javëve të fundit?

Interi që po shikoj është një skuadër që vetëm po rritet, edhe në siguri, por të krijon përshtypje­n se ka një potencial shumë të madh. Ky është aspekti më kryesor që të bën të shpresosh. Më pas duke ditur që është në duart e Kontes, që di vërtet të zhvillojë aftësitë e lojtarëve të tij, mendoj se do të vazhdojmë të shohim gjithmonë një nivel më të lartë.

Eriksen ju ka kujtuar në disa aspekte goditjen "Shnajder"?

Shnajder për ne rezultoi vërtet vendimtar, për shpejtësin­ë që i jepte lojës dhe aftësitë e organizimi­t, duke qenë se ne kishim një skuadër shumë të fortë. Ai na lejoi të luanim një hap më përpara. Jo vetëm i jam mirënjohës, por e konsideroj vërtet një nga blerjet më thelbësore të kryera. I uroj Eriksenit të ketë të njëjtin fat.

Të dielën çfarë ndeshjeje prisni kundër Milanit?

Derbi është gjithmonë i ndërlikuar, nuk e di asnjëherë se cila nga skuadrat do të dijë vërtet ta përballojë më mirë. Nuk do të jetë e lehtë: në letër duhet të jemi ne më të fortë, por më pas... Parashikim­et në derbi janë vërtet diçka e pamundur.

Duket se Ibrahimovi­ç do të jetë në ndeshje: ju shqetëson prania e tij?

Pa dyshim: është një kampion, inteligjen­t dhe me shumë karizmë; mund të karikojë të gjithë Milanin. Duhet treguar kujdes.

Ky është sezoni i shpërthimi­t për Lautaro Martinezin: është një nga ata lojtarë me të cilin do ishit "dashuruar" gjatë kohës tek Interi?

Është një sulmues që e konsideroj shumë të fortë. Më vjen shumë keq që të dielën nuk do të jetë, do të ishte interesant­e ta shikonim në një përballje të tillë.

Çfarë mendoni për deklaratat e Komisos dhe të debatit me Juventusin? Ju në të kaluarën jeni gjendur shumë shpesh në të njëjtin pozicion...

Në të shkuarën ka pasur

diçka më të fortë kundër nesh. Kjo mendoj se është më e lehtë. Ndaj besoj se Komiso është inatosur sepse erdhi në Itali duke investuar shumë para nga jashtë dhe po përballet me disa situata të çuditshme. Por janë shumë më pak të çuditshme nga ato që na ndodhnin

neve.

Kristiano Ronaldo dhe Mesi: Keni bërë ndonjëherë një përpjekje reale për t'i blerë?

Me Mesin po. Në atë kohë ishte vërtet shumë i ri, e kisha parë në një kompeticio­n talentesh, U-17 ose U-18... Ishte i

mahnitshëm që atëherë, por nuk njihej ende. Doja ta blija, por mësova që Barcelona e kishte ndihmuar me shëndetin. Atëherë e lashë të qetë dhe e di që Mesi gjithmonë më ka mbetur mirënjohës për këtë arsye, duke më trajtuar përherë me simpati.

"Në të shkuarën ka pasur diçka më të fortë kundër nesh. Kjo mendoj se është më e lehtë. Besoj se Komiso është inatosur sepse erdhi në Itali duke investuar shumë para dhe po përballet me disa situata të çuditshme. Janë shumë më pak të çuditshme nga ato që na ndodhnin neve..."

 ??  ?? Masimo Morati, 74 vjeç
Masimo Morati, 74 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania