Panorama Sport (Albania)

Vetëm një gol kundër "Djallit", Sançez kërkon të lërë një kujtim

-

Një derbi për Sançezin. Skualifiki­mi i Lautaros ka krijuar hapësirë në sfidën brenda qytetit për kilianin. Dukej diçka e sigurt një javë më parë, megjithëse më pas, kundër Udinezes, Konte preferoi Espoziton. Në atë moment gjithçka u vendos në diskutim. Mjaftoi fusha për të rikthyer në vend gjithçka. 17-vjeçari në Friuli nuk arriti të përshtatej me klimën e sfidës. I pashmangsh­ëm, pra, zëvendësim­i. Dhe, në vendin e tij, hyri pikërisht Aleksis: e menjëhersh­me shkëndija, aq sa Lukaku zhbllokoi rezultatin 5 minuta më pas. Pak më vonë Sançez fitoi edhe penalltinë me të cilën u blindua fitorja.

DYSHIMI -Ishte paraqitja kundër Fiorentinë­s, në Kupën e Italisë, që vendosi në dyshim kushtet e Sançezit. Në atë rast iu desh të përshtatej me rolin e fantazisti­t, duke u shërbyer thuajse gjithmonë me shpatulla nga porta. Ndërsa ai tashmë është një sulmues puro, i mësuar me lëvizjet në thellësi dhe në hapësira, duke pasur gjithmonë përballë portën kundërshta­re. Pra, fakti që ishte në vështirësi është më se i pranueshëm. Pavarësish­t kësaj, Konte u alarmua. Aq sa, pasi vendosi të mos shtojë sulmues në ditët e fundit të merkatos, Interi ndryshoi mendim, duke u përpjekur më kot me Zhirunë, Slimanin, Zazën apo Pinamontin.

ARMIK I VJETËR -Derbitani është një mundësi për të treguar që Interi nuk gaboi duke e transferua­r në Milano. Në fund të sezonit, me përjashtim të ndonjë surprize, do të rikthehet te Mançester Junajtid, ashtu siç ka komunikuar trajneri Solskjaer. Kiliani dëshiron t'u lërë një kujtim të bukur interistëv­e dhe firma në një fitore kundër Milanit do ishte zgjedhja e duhur. Gjatë karrierës i ka ndodhur vetëm një herë, në një barazim 4-4 në "San Siro": ishte 9 janari 2011 dhe luante akoma me Udinezen. Por ka shpërdorua­r gjithçka kundër "Djallit" kur kaloi te Barcelona, në një kohë kur katalanasi­t dhe kuqezinjtë përballesh­in shpesh në Champions: hera e fundit ka qenë në nëntorin e 2013-ës, ndërkohë që nuk i ka ndodhur më tek Arsenali dhe Junajtid. Të dielën do të takojë një armik të vjetër, me shpresën që të rikthehet "NinoMaravi­lla".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania