Panorama Sport (Albania)

Bonuçi: Bluza e Juves s’pranon barazime, Dibala...

-

Leonardo Bonuçi përgatitet t’ia pasojë shiritin kapitenit të parë të Juventusit, Xhorxho Kielinit, i cili shumë shpejt pritet që të rikthehet në fushë, pasi prej 3 ditësh stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Gjithsesi, deri në pritje të “King Kongut”, numri 19 bardhezi e ka bërë më së miri detyrën e kapitenit dhe këtë e konfirmon edhe me fjalët e tij, në një intervistë, e cila do të transmetoh­et në mesnatë, mbrëmjen e sotme, në rrjetin “Sky Sport”. “U riktheva te Juventusi, sepse realisht më mungonte shtëpia ime e dytë dhe kjo bluzë që mbajmë veshur, pranon vetëm fitoret, pasi edhe një barazim në ekipin tonë ka shijen e një humbjeje. Të detyron që të punosh çdo ditë për të fituar me çdo kusht çdo trofe të mundshëm. Dhe realisht tani mund ta them me plot gojën që ndihem i lumtur dhe zbres me qejf dhe i uritur në fushë, por mbi të gjitha ndihem edhe krenar që sivjet ma ofruan mua rolin e zëvendëska­pitenit, pas dëmtimit të Xhorxho Kielinit. Të gjithë po e presim me padurim Xhorxhon, sepse ai është një ikonë e kësaj skuadre dhe na ka munguar shumë, - nënvizon Bonuçi, i cili në lidhje me ndeshjen më të fortë sezonale, veçon suksesin 1-0 kundër Atletikos së Madridit, në grupet e Champions-it. – Atletiko rikthehej në Torino me kujtime shumë të hidhura, por ne e morëm në dorë ndeshjen që në fillim dhe bëmë një pjesë të parë fantastike. Madje, po ju zbuloj se edhe perla e Dibalës ishte një ide e imja. Ndonëse këndi ishte thuajse zero, një goditje këndi në distancë më të shkurtër, unë u vendosa para Oblakut dhe i thashë Paulos që ta godiste topin sa më fort që të ishte e mundur, pasi nuk isha në pozicion jashtë loje. Gjithsesi, fillimisht mendoja për një goditje në gjysmë lartësi, por kur Paulo pikturoi atë goditje të pakapshme, u tregua thjesht fantastik, një gol spektakola­r, i cili na dha fitoren. Dhe pas atij goli, Dibala e rriti nivelin e tij në maksimum dhe sivjet po bën një sezon madhështor. Për ne juventinët është fat që kemi në ekip një kampion si Paulo”, u shpreh Bonuçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania