Panorama Sport (Albania)

Sociedadi 4 “shuplaka” Realit, Zidan i jep lamtumirën Kupës

Gafa në mbrojtje, Marselo, Rodrigo dhe Naço nuk mjaftojnë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Disfatë e rëndë për Re alin e Madridit, që i jep lamtumirën objektivit të parë sezonal duke pësuar 4 gola në “Bernabeu”-n e çuditur. Madrilenët shpërfytyr­ohen në shtëpi prej gabimeve të shumta në mbrojtje dhe veçanërish­t nga dyshja e frymëzuar Odegard-Isak, autorë të golave dhe asisteve. Baskët shkojnë në gjysmëfina­le në një mbrëmje ku, veç 7 golave, shtyllave dhe dy golave të anuluar (një për çdo ekip), skuadrës së Zizusë nuk i mjaftuan golat e Marselos, Rodrigos dhe Naços.

RROTACION – Pa Hazardin (ende jo gati) dhe Bejlin (jashtë për zgjedhje teknike), Zizu u beson zgjedhjeve të dyta, duke nisur nga porta ku është Areola e deri në sulm. Një rrezik që rezultoi fatale për teknikun francez që gjeti përballë një Sociedad të përqendrua­r dhe të aftë për të neutralizu­ar iniciativa­t e vendësve falë mbrojtjes së vendosur lart dhe reparteve kompakte. Mbrëmja e “Galaktikëv­e” që e inkuadruan portën vetëm një herë në 35 minutat e para, nis të vështirëso­het seriozisht në minutën e 22-të, falë ish-it Odegard, i cili mposht Areolën me një të majtë nga një pozicion qendror pas një goditjeje të Isakut. Talenti norvegjez nuk feston për respekt, por bën një paraqitje që merr duartrokit­jet e “Bernabeu”-t përveç golit.

AMNEZI FATALE – Reagimi i Realit meritonte një rezultat të ndryshëm në pushim, për shkak të forcës reaguese. Por reflekset e Remiros bllokuan tentativat e Hames Rodrigezit, Valverdes dhe Marselos. Ndërsa atje ku nuk mbërrijnë duart e portierit bask, ndihmon traversa e cila në minutën e 39-të i mohon festën Ramosit. Problemi i vendësve është mungesa e ekuilibrit që zbulon problemet në mbrojtje, e falur në tri raste në pjesën e parë, por e ndëshkuar rëndë mes minutave 5456 nga Isak (fillimisht me një gjysmërove­shatë me të majtën, pastaj me një predhë me të djathtën në trekëndësh). Në të dyja rastet është këmba e Marselos së cilës nuk i mjafton goli në minutën e 59-të për të fituar faljen e tifozëve të tërbuar. Zemërimi i tyre shtohet më tej në minutën e 69-të kur Merino ndëshkon pasigurinë e dyfishtë të Naços dhe Militaos me një të djathtë në qendër të zonës që vlen golin e katërt. Në këtë pikë Zizusë nuk i mjaftojnë as aktivizime­t e Modriçit dhe Rodrigos, pavarësish­t se ky i fundit shkurtoi diferencën në minutën e

81-të. Vrulli i fundit i Realit prodhoi iluzionin e përmbysjes falë një tjetër goli të Naços në 93’. Por Sociedadi reziston edhe në 3 minutat e fundit me një lojtar më pak (kartoni i dytë i verdhë për Gorosabel) dhe feston biletën në gjysmëfina­le.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania