Panorama Sport (Albania)

Mançester Junajtid, 62 vite nga tragjedia e Mynihut

-

lot 62 vite kanë kaluar nga tragjedia e Mynihut, aty ku skuadra mitike e Mançester Junajtidit u rrëzua në avionin e njohur me emrin “Busby Babes”. Xheof Bent, Roxher Byrne, Edi Kolman, Dejvid Peg, Tomi Tejlor, Liam Vhelan dhe Dankën Eduards humbën jetën në një nga aksidentet më tragjike në botën e futbollit. Mynihu 5 është një shprehje që përdoret shpesh jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën e futbollit. Ai është një sinonim i dhimbjes dhe i zisë, por edhe i respektit dhe kujtimit dhe për Mançester Junajtid një shikim në rilindjen e një epoke të re.

Më 6 shkurt 1958, ajri mbi Mynih ishte i ftohtë akull. Në aeroportin e Rajmit, qëndron një avion i “British-EuropeanAi­rways” gati për t’u nisur. Kapiteni i avionit, Xhejms Tain, dhe ndihmësi i tij, Ken Raiment, kishin tentuar të niseshin më herët, por përpjekjet ishin refuzuar pas një defekti në motor. 42 pasagjerët prisnin teksa pilotët kryenin kontrollet e avionit, në një nga lozhat e aeroportit.

AVIONI U THYE NË DYSH

Ishte skuadra e Mançester Junajtidit që një natë para kishte luajtur në kasaphanën e Beogradit një ndeshje për Kupën e Europës ndaj Yllit të Kuq. Në bordin e avionit ndodheshin trajneri, disa gazetarë dhe një grua e një diplomati jugosllav, e cila ishte shtatzënë. Mat Busbi ishte arkitekti i këtij lloj avioni, i cili mori jetën e shumtë të rinjve të cilët kishin nisur një cikël të ri në jetë dhe në profesion. Ishte shpresa e madhe e futbollit anglez. Avionit iu desh të bënte një ulje në Mynih për t’u furnizuar me karburant, një ndalesë nga e cila nuk arritën dot të shpëtonin. Ndalesa zgjati rreth një orë e gjysmë, në këtë kohë nis një stuhi e lehtë dëbore. Por kjo nuk ndaloi fluturimin 609 për të marrë lejen e nisjes. Në 15:03 motorët ndizen dhe avioni ndodhet në pistë gati për të marrë vrullin e fundit. Motorët punojnë njësoj, një minutë e ndan atë nga ngritja për të cilën duhet të arrihet shpejtësia 119 Knoten (njësia matëse e shpejtësis­ë së avionëve). Stuhia e borës u bë më e dendur se para 1 minute, kjo nuk e lejoi avionin të arrinte shpejtësin­ë e kërkuar duke kapur vetëm 105 Knoten. Në 15:04 avioni merr vrull dhe vetëm pak para ngjitjes godet me krahun e majtë një shtëpi duke u rrëzuar përtokë dhe duke u ndarë në dysh. Tani në tokë, avioni u ndal në garazhin e shtëpisë ku gjendeshin lëndë plasëse, shpërthimi është i pashmangsh­ëm.

SHPËTON BOBI ÇARLTON

Shtatë lojtarë të Junajtidit gjejnë vdekjen e menjëhersh­me. Me ta edhe ndihmëspil­oti me tetë gazetarë, dy ndihmëstra­jnerë, një sekretar i klubit dhe Uili Satinof. Një nga talentet më premtues në atë kohë të futbollit anglez, Dankën Eduards, vdes dy javë më pas prej plagëve të marra në aksidentin tragjik. Qindra tifozë që prisnin skuadrën e tyre në aeroport nuk do t’i shihnin kurrë më kurrë disa prej idhujve të tyre. Bobi Çarlton është një prej të mbijetuarv­e. Kampioni i botës disa vite më pas shpëtoi vetëm për një arsye. Vetëm pak minuta nga starti ai ndërroi vendin me Tomi Tejlorin, ky i fundit mendonte se në fund ishte vendi më i sigurt, duke i liruar vendin Çartonit dhe duke shkuar më pas drejt vdekjes. Çdo vit, më datë 6 shkurt, kujtohet nga drejtuesit e Bajernit të Mynihut dhe shumë tifozë të tjerë të sportit, ngjarja tragjike. Ish-presidenti Uli Hënes që përjetoi një ngjarje të tillë në vitin 1982, e kupton më mirë se kushdo tjetër atë moment që kanë përjetuar personat e ndodhur në bordin e avionit. Në Mançester, kompania ajrore “Busby” u quajt nga njerëzit “Munich Air Desaster” që bëri të njohur klubin anglez nëpërmjet tragjedisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania