Panorama Sport (Albania)

‘S'përmbyset bota pa Champions-in’

"Më mungojnë klasiket. Mesi do t'i mungojë Barçës si Kristiano Realit të Madridit"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti ësh të thuajse i dorë zuar për titullin kampion në Angli dhe sezonin e shpëton vetëm Champions-i, një territor të cilin "Qytetarët" nuk e kanë shkelur kurrë deri në fund. Pep Guardiola në një intervistë lëshuar për DjMariio në "YouTube" flet rreth trofeut që ia kanë shndërruar në një fiksim, por edhe temave të kampionati­t spanjoll.

Me garën për titull shumë të vështirë, a do të jetë ky viti i Champions-it për Sitin?

Siti është një klub që një dekadë më parë objektiv kishte qëndrimin në Premier Ligë dhe papritur u blenë nga njerëz nga Abu Dhabi dhe bënë një hap përpara duke fituar 4 tituj kampion në 10 vite. E vetmja gjë që u mungon është Champions-i dhe është normale që njerëzit të flasin për këtë. Mirë bëjnë që e kërkojnë. Unë do të përpiqem dhe nëse nuk ndodh këtë vit, atëherë do ta provojmë vitin tjetër. Por nuk do të përmbyset bota po nuk e fituam.

Ndeshja juaj më e vështirë e karrierës?

Humbja 0-4 ndaj Realit me Bajernin.

Ju mungojnë klasiket?

Pak po. Çdo vit është ndeshja e shekullit. Këtu është shumë i ndryshëm perceptimi sa i përket interesit të mediave.

A mund të luajë De Bryjne për Realin?

Florentino duhet të më telefonojë mua.

Cili është talenti më i madh te Siti?

Foden është shumë i talentuar. Do të bëhet i shkëlqyer. Ne nuk kemi klauzola te Siti. Klubet duhet të negociojnë me mua. Hazard është transferua­r nga Çelsi në Madrid, por duket se po vuan ta gjejë formën e Premier Ligës. Çfarë po ndodh?

Nëse nuk po luan mirë, diçka po ndodh te Reali, sepse ai është shumë i fortë. Nuk është një lojtar klasi, por një nivel më lart. Ajo që pamë në Angli... ai është i klasit botëror. E gjithë bota e di se duhet një periudhë ambientimi. Kur Mesi do të largohet nga Barcelona, do të ketë të njëjtin ndikim si ai i Kristiano Ronaldos nga Reali?

Është e pashmangsh­me. Këta janë lojtarë shumë të rëndësishë­m. Atyre do t'u duhet pak kohë për t'u riorganizu­ar. Këta janë futbollist­ë që shënojnë 40-50 gola në sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania