Panorama Sport (Albania)

Verner: Pickoj veten dhe po shijoj çdo sekondë

-

Presidenti i Liverpulit, Tom Verner, thotë se tifozët duhet ta shijojnë sezonin e tyre të ëndrrave. "Reds"-at janë shumë pranë titullit të parë kampion në 30 vite dhe po marshojnë drejt tij duke kërcënuar të thyejnë rekorde të njëpasnjës­hme. Skuadra e Klopit kryeson 22 pikë përpara Sitit të vendit të dytë dhe ka lënë vetëm 2 pikë në 25 javë (1-1 kundër Junajtid). Ata mund të thyejnë rekordet e kampiones me më shumë pikë, më shumë fitore dhe më shumë gola. Presidenti Verner thotë se gara nuk është mbyllur ende, por duke qenë se ka shumë pak gjasa që të përsëritet në të ardhmen e afërt një tjetër sezon rekordesh si ky, ai i fton tifozët ta shijojnë atë. "Si një tifoz, ky ka qenë një sezon ëndrrash deri tani. Çdo fundjavë gjejmë një yll të ndryshëm për të lavdëruar. Siç thotë Jyrgen, ne nuk e kemi mbyllur akoma kampionati­n dhe do të kemi kohë për ta shijuar edhe më shumë në fund të sezonit.

Nuk kemi fituar ende asgjë, por në të njëjtën kohë, jo vetëm tifozët e Liverpulit, por të gjithë vlerësojnë futbollin që po shohin. Unë vazhdoj t'u them të gjithëve që ta shijojnë me të vërtetë këtë. Sepse rekordi që kemi pasur deri tani, nuk mendoj se do ta shohim përsëri së shpejti. Për mua është një kënaqësi që të shoh kaq lojtarë të talentuar çdo javë që të luajnë në një nivel kaq të lartë. Konkurrenc­a është shumë e madhe. Pickoj veten dhe po e shijoj çdo fundjavë. Kjo është një skuadër që e shijon futbollin dhe ka një cilësi karakteri jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj". Presidenti mbrojti edhe idenë për të reduktuar numrin e ndeshjeve gjatë një sezoni, i cili, sipas tij, u shkakton shumë stres futbollist­ëve: "Jemi të shqetësuar për stresin që u vendosim lojtarëve. Por është një problem më i gjerë dhe unë nuk jam kompetent për të dhënë zgjidhjen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania