Panorama Sport (Albania)

Ledina Koçi: Partizani s’është surprizë, në Kupë bëmë lojë moderne

-

Ndonëse një vit më parë militonte në Kategorinë e Dytë, Partizani në basketboll për femra këtë edicion ka qenë një prej skuadrave më të bukura të sportit të koshit në vendin tonë. I përbërë me të gjitha lojtaret shqiptare, “të kuqet” kanë rezultuar forca e dytë e kampionati­t duke qenë antagonist­et kryesore të Flamurtari­t, skuadër e cila ka disa lojtare të huaja në përbërje. Sot Partizani starton fazën e dytë me ndeshjen ndaj Elbasanit, ndërkohë që trajnerja Ledina Koçi, në një intervistë për “Panorama Sport”, tregon strategjin­ë e kryeqyteta­seve, si dhe flet për objektivat, merkaton, duke mos harruar të komentojë edhe finalen e Kupës ndaj Flamurtari­t.

Deri tani kemi parë një Partizan shumë të bukur dhe me elementë 100% vendës. A jeni dakord me termin, ku disa ju kanë quajtur si surpriza e këtij sezoni?

Surprizë mund të quhet fakti që Partizani është rikthyer pas 30 vitesh në këto nivele. Por për ne nuk është aspak surprizë, por produkt i punës profesiona­le të stafit dhe lojtareve që janë afruar. Ky është projekt që nuk mbaron këtu. Ka filluar përpara dy vitesh falë iniciativë­s së inspektori­t të klubit z.Elton Stafa dhe mbështetje­s në të gjitha aspektet nga shefi i klubit z.Shkëlqim Muça. Pra, falë ndihmës së Bashkisë Tiranë arritën që ta realizojmë këtë projekt.

A do të ndërhyjë Partizani në

merkato, duke parë që tashmë është bërë e modës në Shqipëri afrimi i lojtareve të huaja, të cilat kanë rezultuar decizive në fitimin e titujve?

Në merkato mund të ndërhyhet mjaft thjesht, por ne dëshirojmë t’i mbetemi strategjis­ë sonë për “modën” e re me lojtare vendëse, pasi mendojmë se ka plot lojtare që duhen mbështetur. Me modën e lojtareve të huaja nuk po bëjmë gjë tjetër përveçse po shpenzojmë disa para tonat për disa lojtare “tek-tuk” edhe anonime, të cilat rrinë një muaj dhe ikin. Ndërkohë që ato para mund t’i shpenzojmë për zhvillimin e lojtareve. Mendoj se është më mirë të presim 3 apo 5 vjet për të rritur cilësinë e lojtareve tona, sesa të investojmë për rroga lojtaresh të huaja. Kjo nuk do të thotë që jam kundër këtyre lojtareve, pasi natyrisht që rrisin nivelin, duke sjellë përvoja të reja dhe cilësore, por nuk kjo nuk duhet të kthehet qëllim në vetvete. Mendoj se FSHB mund të ndjekë shembullin e shumicës së federatave europiane për mbështetje­n e lojtareve vendëse.

Cili është objektivi për pjesën e dytë të sezonit?

Objektivi mbetet ai që ka qenë në

fillim të sezonit: sigurimi i një vendi në “play-off”. Më pas të luftojmë për çdo ndeshje duke shfaqur lojëra sa më të bukura.

Keni ndonjë keqardhje nga finalja e Kupës, ku u mundët nga Flamurtari?

Besoj që çdo skuadër që humbet një finale dhe sidomos kur luan bukur, natyrisht që ndien keqardhje. Por, për të qenë realiste, keqardhja nuk është shumë e madhe pasi veçanërish­t në periudhat e para të lojës, vajzat treguan një basketboll modern, të shpejtë të cilin prisnin të shikonin njerëzit “surprizën Partizan”. Natyrisht kemi nxjerrë mësime nga kjo ndeshje, duke shpresuar që do të na ndihmojnë në të ardhmen. Ajo që unë dua të shtoj është që ndoshta mund të bëhet diçka më shumë nga mediat, sepse nuk mendoj që në vitin 2020 të ketë diskrimini­m gjinor, aq më tepër në sport. Ndoshta do të kishte qenë më mirë që ndonjë media të kishte treguar interes edhe për gjysmëfina­let, ku kishim ndeshje mjaft të bukura si derbi kryeqyteta­s. Basketboll­i i femrave ka nevojë për mbështetje­n e të gjithë komponentë­ve për ta çuar më përpara dhe aty ku i takon. Të gjithë nga pak mund të bëjmë diçka të madhe në fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania