Panorama Sport (Albania)

Partizani çalon në sulm, Torasa bën diferencën

Bardheblut­ë rrezikuan me strategjin­ë e tërheqjes

- Nga AGIM CANAJ

Undeshje, surprizova nga kjo

ndonëse të gjithë jemi të ndërgjegjs­hëm se derbet janë gjithnjë të vështira. E them këtë, sepse në momentin që ti mendon se po...

Usurprizov­a nga kjo ndeshje, ndonëse të gjithë jemi të ndërgjegjs­hëm se derbet janë gjithnjë të vështira. E them këtë, sepse në momentin që ti mendon se po e arrin objektivin, për gabime individual­e mund të ndëshkohes­h. Kjo ndodhi edhe dje. Mendoj se pas kartonit të kuq, loja e Partizanit ndryshoi dramatikis­ht. Të kuqtë kthyen Telushin në qendër të mbrojtjes, por humbi cilësi dhe shumë “sasi” në mesfushë. Rrjedhimis­ht, la shumë hapësira dhe më pas u godit edhe me golin e dytë, sepse kombinimet e Kobinasë, Kalesë dhe Ngosë nisën të ishin më të rrjedhshme dhe natyrisht, me më pak pengesa për të shkuar te porta e Partizanit. Përtej kësaj, shikoni rrëshqitje­n që ka bërë Telushi te rasti i Torasës. Qartazi, është një veprim jo prej mbrojtësi të mirëfilltë, por tipike e një mesfushori. Mirëpo, ai rezultoi një moment vendimtar më pas për fatet e ndeshjes, sepse ndikoi jo vetëm në rezultat, por edhe në psikologji­në e skuadrës. Përtej kësaj, më bëri përshtypje që Partizani ishte i irrituar më shumë sesa duhet ndoshta, që nga minuta e parë dhe deri në fund të lojës. Jo vetëm lojtarët, por edhe stafi. Kjo nuk e ndihmon skuadrën në një ndeshje kaq të rëndësishm­e me një kundërshta­r tejet të vështirë, siç është Tirana e këtyre javëve. E theksoj këtë element, sepse e kushtëzoi skuadrën edhe kur ajo arriti të balanconte ndeshjen. Partizani pati një moment të mirë edhe pasi u gjend në disavantaz­h, madje ishte Tirana ajo që po vuante në zonën e saj, por Partizani nuk e pati për asnjë moment qetësinë dhe kthjelltës­inë për të dhënë pasin final te sulmuesit e saj. Ky është një problem që Partizani e ka hasur edhe në ndeshje të tjera, por u vu re edhe dje. Një skuadër kampione duhet të ketë lojtarët e duhur dhe pjekurinë e duhur që pas shumë rasteve të krijuara, të mund të japë edhe pasimin e duhur për sulmuesit. Për fatin e keq të Partizanit, kjo dje nuk ndodhi asnjëherë.

Tirana nga ana tjetër e teproi kur ndryshoi menjëherë taktikë. I la shumë terren Partizanit dhe vendosi që ta godiste atë në hapësirat boshe që po linte pas. Nuk e bëri si duhet këtë gjë dhe mendoj se rrezikoi paksa shumë Tirana. Por falë disa aftësive që kanë disa lojtarët e sulmit, mundi që ta stepte Partizanin në momentet kritike.

PJESA E DYTË

Mendoj se Partizani e nisi shumë më mirë pjesën e dytë, sepse ishte më i qartë në ndërtimin e aksioneve, por problemi ishte te faza finale. Nuk kishim të bënim më vetëm me mungesën e pasit të fundit, por edhe me mungesën e një qendërsulm­uesi tipik. Dalja e Braunit ia zvogëloi rrezikshmë­rinë në zonë Partizanit, sepse Bardhi, me gjithë sakrificat e tij, u markua ashpër dhe nuk i krijoi askush hapësira apo ndonjë spondë të çmuar, gjë që zakonisht e bëjnë qendërsulm­uesit e fortë fizikisht. Pas autogolit të Idrizajt nuk pati më histori, sepse edhe gjendja psikologji­ke e skuadrave ndryshoi diametrali­sht kundër. Tirana ishte mjaftueshë­m më mirë në aspektin moral që para kësaj ndeshjeje, imagjinoni diferencat që krijohen kur ndeshja shkon 3-1 dhe je me një lojtar mangut... Praktikish­t, gjithçka mori fund aty. ÇFARË NUK SHKON Për mendimin tim, lojtarët e Partizanit e dhanë edhe atë 20% që nevojitet kur je me një lojtar mangut, por ndonëse skuadra u vendos mirë në pjesën e dytë me 4-32, pra me Bardhin dhe Çinarin në sulm, skuadra nuk furnizoi si duhet lojtarët që hyjnë në zonë. E kundërta me Tiranën, që ndonëse mori një fitore të thellë, çelësin e suksesit e ka te cinizmi dhe aftësia për të shënuar. Skema 4-2-3-1 u ka dhënë një ekuilibër shumë të mirë bardhebluv­e, të cilët edhe falë lojës nga krahët arrijnë të shkojnë shpejt te porta kundërshta­re. Përveç kësaj, kanë një saktësi mbresëlënë­se, sepse në 8 gjuajte në kuadrat, shënuan 5 gola. Torasa mendoj se është lojtari që po bën diferencën. Shkëmben krahët, ndërton aksione, depërton në zonë dhe shërben mirë për sulmuesit kryesorë. Ai është vërtet “xholi” që i duhet një skuadre. Sot pa dyshim Tirana është favorite për titullin.

“Torasa mendoj se është lojtari që po bën diferencën. Shkëmben krahët, ndërton aksione, depërton në zonë dhe shërben mirë për sulmuesit kryesorë. Ai është vërtet “xholi” që i duhet një skuadre. Sot pa dyshim Tirana është favorite për titullin”.

 ??  ??
 ?? FOTO: K.F. TIRANA.AL ?? Lojtarët e Tiranës duke festuar, ndërsa Melo dhe Idrizaj nuk u besojnë syve
FOTO: K.F. TIRANA.AL Lojtarët e Tiranës duke festuar, ndërsa Melo dhe Idrizaj nuk u besojnë syve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania