Panorama Sport (Albania)

Super-Tirana, përmbysje me “shuplakë” Partizanit

Të kuqtë e nisin me gol, më pas shthuren dhe pësojnë pesë

- JORGIS MEMO

Super-Tirana shkatër ron Partizanin me "shuplakë" ose ndryshe "manita". Një derbi rekordesh në "Air Albania", duke filluar me stadiumin "full", dy penalltitë për katër minuta dhe përmbysjen e çmendur 51. Të kuqtë e nisën me marsh të pestë, duke shënuar që në minutën e 2-të, por befas iu përmbys "bota" kur bardheblut­ë me dy penallti të Idriz Bathës kthyen gjithçka në favor. U luajtën 95 minuta të jashtëzako­nshme që nisën me supergolin e Melos dhe u mbyllën me perlën e talentit Muçi. Dy kartonë të kuq në ekstremet e lojës dhe me skuadrat që e mbyllën me nga 10 lojtarë. Në fund festa ishte e gjitha bardheblu dhe, me sa duket, 100-vjetori i themelimit të klubit mund të përkojë edhe me titullin që mungon prej një dekade. Pesë gola të shënuar ndoshta as në ëndrrën më të bukur nuk ishte parë te Tirana para ndeshjes, por skuadra e Emanuel Egbosë tregoi një cinizëm për t'u admiruar ndaj rivalëve të përjetshëm. Tashmë historia e derbeve ndryshon dhe ndoshta më e hidhur bëhet humbja e dytë këtë sezon për "demat" edhe për faktin se u përmbysën nga ish-lojtari i tyre, Batha.

PJESA E PARË

Presion asfiksues nga të kuqtë që në start dhe menjëherë gol. Në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, Tirana kapet në befasi dhe Melo shkarkon një të djathtë fantastike, duke e dërguar topin në trekëndësh. Nisje më të mirë se kaq në derbi nuk mund të presësh, por futbolli prandaj është i bukur, pasi situatat mund të ndryshojnë. Ngo dhe Kobinah nuk shfrytëzoj­në dot një dalje të gabuar të Alban Hoxhës, ndërsa më pas "demat" humbasin shansin për ta çuar ndeshjen në 0-2. Brajan Braun godet dy herë brenda zonës, por Lika reagon mrekullish­t. Dhe po nuk shënove, do ta pësosh. Një mosmarrëve­shje e Belicës me Bitrin kthehet në asist për Torasën, që u vjedh kohën mbrojtësve dhe rrëzohet në zonë pas shtyrjes nga beratasi. Një ndëshkim i dyfishtë për Partizanin, pasi Bitri merr karton të kuq dhe nga ana tjetër Batha barazon shifrat nga penalltia. Vendoset baraspesha dhe Tirana merr zemër. Të kuqtë gabojnë shumë në qendër të mbrojtjes, ndërsa bardhe

blutë shfrytëzoj­në dyshen Torasa-Kale me topa vertikalë. Është ky i fundit që përfiton nga një vendosje e gabuar e prapavijës së kuqe dhe fiton një penallti. Duket gati e pabesueshm­e si rrjedhin ngjarjet, por Tirana e sheh veten në avantazh pas

golit të dytë të Bathës, që është perfekt përballë Hoxhës me goditjet nga 11 metra. Tirana është në delir, ndërsa "demat" e kanë të vështirë ta marrin veten me 10 lojtarë, aq më tepër që Sormani ka larguar nga fusha sulmuesin Braun për të aktivizuar

mbrojtësin Bilali pas daljes me të kuq të Bitrit. Tentativat e Melos dhe Çinarit me goditjet nga jashtë zone nuk mjaftojnë. Të kuqtë bëhen të rrezikshëm veçanërish­t nga goditjet standarde. Një gafë e Likës në largimin e topit nga zona për pak sa e çon

ndeshjen në 2-2, ndërsa më pas Hoxhallari tremb Hoxhën me një goditje nga distanca. Hakaj i vendosur në krahun e majtë pas mungesës së Trashit, sikur eklipson Kobinah me markimin që i bën, por ganezi sa herë ka topin në këmbë, futet në driblim dhe sjell panik. Pjesa e parë mbyllet me një moment të mirë të krijuar nga Kale, por që Alban Hoxha pret goditjen e braziliani­t dhe gjithçka mbyllet 2-1.

PJESA E DYTË

Pas pushimit loja duket një fotokopje e pjesës së parë. Partizani është sërish në sulm, duke kërkuar barazimin, edhe pse me 10 lojtarë. Ka disa goditje këndi radhazi dhe panik të vazhdueshë­m në portën bardheblu, por goli mungon. Për minuta të tëra duket sikur është Tirana me një lojtar më pak, teksa e ka të vështirë të përballojë presionin e të kuqve, por kjo ishte vetëm një shkëndijë, sepse bardheblut­ë e godasin kundërshta­rin në momentin më të mirë. Më saktë, Partizani dënon veten, kur Idrizaj pas një topi në zonë të krosuar nga Ngo, e befason Hoxhën, duke shkaktuar autogol. Këtu ekuilibrat prishen si me telekomand­ë. Përpjekjet e Partizanit janë të dëshpëruar­a dhe vetëm Melo me goditjet nga jashtë zone nuk mund të mjaftojë. Egbo hedh në fushë Ernest Muçin dhe sulmuesi ia shpërblen me një dopietë. Një mbrëmje fantastike për talentin që zëvendëson Ngonë. Fillimisht, përfiton nga një top i mbetur në zonë pas goditjes së Torasës dhe grushtimit të Hoxhës, duke shënuar golin e katërt. Ndërsa rrjeta e pestë ishte një kryevepër. Sulmuesi mori përsipër një goditje dënimi nga 25 metra distancë dhe e dërgoi topin në trekëndësh, duke e bërë të pavlefshme hedhjen e Hoxhës. Në fund, si për të prishur syrin, Torasa bën një ndërhyrje horror dhe del me të kuq, por kur rezultati është 5-1, kjo nuk ndihet fare. Festa është legjitime dhe bardheblut­ë konfirmohe­n tashmë si pretendent­ët kryesorë për titullin kampion.

 ?? FOTO: KFTIRANA.al ?? Batha feston një nga golat dhe Hoxha i zhgënjyer në portë
FOTO: KFTIRANA.al Batha feston një nga golat dhe Hoxha i zhgënjyer në portë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania