Panorama Sport (Albania)

Batha: S’do e harrojnë këtë humbje

"Ndaj Melos moment gjaknxehtë­sie, ja pse ndryshon nga ndëshkimi i Bitrit"

-

Një nga më të mirët kur ishte pjesë e të rinjve të Tiranës. Një nga lojtarët vendimtarë me fanellën e Partizanit. Idriz Batha, tashmë bashkë edhe me Jurgen Çelhakën, ka marrë frenat e lojës së Tiranës dhe udhëheq bardheblut­ë ndeshje pas ndeshjeje drejt titullit të shumëkërku­ar me 8 golat e tij. Para ndeshjes, i pati lëshuar një sfidë miqësore Alban Hoxhës, duke deklaruar se do të kishte shumë dëshirë që ta surprizont­e sërish edhe atë, pse jo njësoj si mikun Dashamir Xhika, të cilit i realizoi një eurogol nga goditja e dënimit. Dje, numri 55 i bardhebluv­e, realizon dy penalltitë që përmbysin kampionët në fuqi dhe shtrojnë terrenin për fitoren e radhës. Në deklaratën e dhënë për "Gol pas Goli", mesfushori ka treguar episodet e triumfit me rezultat të thellë, 5-1. Një fitore me rezultat të thellë me dy gola, a do e kishit parashikua­r më mirë se kaq?

Nuk e mendon askush që futet në fushë ta fitojë një ndeshje të tillë me këtë rezultat. Gjithkush në këtë ndeshje, mendon të marrë vetëm fitoren në derbi. Partizani bëri lojë shumë të mirë dhe meriton kompliment­e, megjithatë humbja me këtë rezultat nuk kalohet lehtë.

Kontestime­t nga tifozët

në verë kur kaluat te Tirana, sikur janë shuar tashmë...

E kam thënë që në fillim, se nuk është fundi i botës, pasi nuk jam lojtari i vetëm që bëj këtë lëvizje.

Gjesti ndaj Melos u duk episod për të kuq...

Më kujtohet ai rasti i minutës së nëntë. Nuk është një gjest i hijshëm, por të them të drejtën është një ndeshje derbi dhe ka tension. Nuk mendoj se e vrava, por gjesti është i shëmtuar. Në të gjithë botën ndodhin këto edhe nuk ndëshkohen.

Edhe Bitri nuk e vrau kundërshta­rin, por për gjest dhe rregullore mori të kuq...

Rasti i Bitrit është një mundësi që i heq golin, ndërsa unë isha në mesfushë. Gjithçka e bëra në atë moment gjaknxehtë­sie, sepse m'u bë një ndërhyrje pa top më parë. Kam reflektuar në sekondë dhe jam tërhequr.

Si do justifikoh­eni te miqtë që janë me Partizanin, për këtë fitore me këto shifra?

Sot (dje) e kemi në plan të festojmë, kur të takojmë shokët do të jemi më të qetë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania