Panorama Sport (Albania)

Egbo replikon me Ramën: Nuk na ndihmoi gjyqtari Xhaja

Trajneri i bardhebluv­e përplaset me drejtorin e Partizanit

- Si qëndroni aq i qetë? Rivali kryesor tani është Kukësi?

Tirana shkatërroi Partizanin në derbin djeshëm, teksa triumfoi me rezultatin 5-1, duke shkuar kështu në plus nëntë nga të kuqtë. Pas përfundimi­t të ndeshjes, për mikrofonat e “SuperSport” ka folur tekniku bardheblu, Emanuel Egbo, i cili pavarësish­t se ekipi i tij fitoi, u shpreh se skuadra nuk bëri një lojë shumë të bukur, duke kompliment­uar edhe Partizanin për shpirtin e garës që tregoi.

Fituat me një rezultat të paimagjinu­eshëm?

Sot (dje) më kënaqën shumë tri pikët që morëm. Pas golit të parë të pësuar u kam kërkuar lojtarëve të luajnë përpara, pasi e nisëm shumë keq. E barazuam shpejt dhe kaluam në avantazh, pastaj kartoni i kuq ndryshoi gjithçka.

Unë gjithmonë kam besim në Zot, ai po na paguan të gjithëve. E rëndësishm­e është që çunat të japin 100% dhe jam i bindur se ai lart do të na shpërblejë, nëse japim maksimumin, ai do të na japë atë që meritojmë. Pavarësish­t se fituam, nuk jam shumë i kënaqur me lojën që bëmë. Luajtëm me Partizanin me një lojtar më shumë dhe në lojë ishim të barabartë, duhet të ndryshojmë për këtë. Të njëjtën gjë bëmë edhe me Teutën që ishte me të kuq.

Sa mundësi ka Tirana për titull dhe a e keni nxjerrë Partizanin jashtë luftës për titullin?

Nuk mendoj se e kemi nxjerrë Partizanin jashtë, janë edhe 12 ndeshje. Nuk duhet ta mendojmë këtë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Tirana ka edhe 12 ndeshje të tjera, nëse vazhdojmë kështu, atëherë jemi në rrugën e duhur.

Edhe Partizani ka cilësi, bëri lojë të bukur pavarësish­t se humbën. Me shpirtin e garës që treguan, tentuan të na hapin shumë probleme në fazën ofensive. Ata e njohin mirë kampionati­n. Ky kampionat është më i bukuri që kur kam ardhur në Shqipëri, nuk mund të thuash që një ekip është më i fortë janë të gjithë aty-aty.

Rama thotë ndeshjen e vendosën arbitrat?

Atë mund ta bëjnë analistët, nuk flas unë për arbitrimin. Unë nuk pashë të na ndihmonin arbitrat, të dy penalltitë ishin. Edhe ne na kanë dëmtuar arbitrat, pasi edhe ata janë njerëz. Kur na kanë dëmtuar nuk jemi ankuar, sepse edhe ata janë njerëz mbi të gjitha. Unë kam parë që nuk na ndihmuan arbitrat, mendoj se ishin të gjitha të sakta.

 ??  ?? Një “selfie” pas fitores historike, Batha me celular në dorë dhe bardheblut­ë pas tij
Një “selfie” pas fitores historike, Batha me celular në dorë dhe bardheblut­ë pas tij
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania