Panorama Sport (Albania)

Halili: S’e mendoja këtë rezultat

“I kam thënë skuadrës mundohuni të bëni të pamundurën, mos na lini që ne të vuajmë”

-

Në qiellin e shtatë. Në këtë gjendje ishte presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili u shpreh pas triumfit ndaj Partizanit 5-1 se nuk e mendonte se bardheblut­ë do të fitonin me një rezultat të tillë. Presidenti zbuloi shumë të veçanta nga sfida e djeshme, duke pranuar se i kishte kërkuar ekipit të mos e bënte me zemër. “Ishte e rëndësishm­e, një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne se luajmë me rivalë që pretendojn­ë dhe janë për titull kampion. Jam shumë i gëzuar. Për të folur për titull është shumë larg, janë shumë ndeshje, kjo është e sigurt se gabon një ndeshje e shkon shumë poshtë. Tjetra është që falënderoj futbollist­ët, stafin, gjithë këtë tifozëri që sakrifikoj­në edhe ata nga xhepat e tyre për të

ndjekur skuadrën e zemrës. Ia vlejti, falënderim­e të gjithë tifozëve, skuadrës, stafit.

Të them të drejtën, kam folur sot (dje) për herë të parë para ndeshjes, i kam thënë skuadrës mundohuni të bëni të pamundurën, mos na lini që ne të vuajmë dhe të fitojmë në fund. Do ishte mirë që ta fillojmë lojën me shumë vrull, dëshirë për ta fituar, për të mos vonuar. Nuk e kisha menduar që do të shkonim pesë. E rëndësishm­e ishte që ne të fitonim ndeshjen, e fituam, faleminder­it të gjithëve”, tha

Halili. Në fund, presidenti pohoi se përkrahësi­t po bëjnë të pamundurën për t’i qenë pranë skuadrës bardheblu. “Për tifozët nuk kemi ç’të themi. Pa tifozë nuk ka futboll, janë oksigjen për skuadrën. Pastaj se çfarë kanë e çfarë thonë, gjithmonë kanë të drejtë”, tha në fund Refik Halili. Presidenti shkoi dhe takoi skuadrën në dhomat e zhveshjeve. Mësohet se ai u ka premtuar futbollist­ëve një premio, por që do të zbulohet në ditët në vazhdim. Kujtojmë se Refik Halili ka qenë për një kohë të gjatë shumë pranë ekipit dhe në çdo fitore ka pasur shpërblim për lojtarët. Për ndeshjet e vogla, Tirana ka marrë 50 mijë lekë, ndërsa për sfidat e mëdha, skuadra ka mbushur xhepat me 300 mijë lekë siç ishte rasti i Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania