Panorama Sport (Albania)

Olsi Rama: Na dënuan arbitrat

“I zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona, derbi vlen si ndeshjet e tjera”

- ILIR CARA

Drejtori sportiv i Par tizanit, Olsi Rama, është shfaqur tepër i zhgënjyer në fundin e ndeshjes, pas humbjes 5-1 në derbi. Nuk kishte ndodhur kurrë që brenda një jave drejtori Rama të dilte tri herë para mediave për të folur kundër gjykimeve. Pas ndeshjes me Bylisin ai e deklaroi qartë se arbitrat vodhën Partizanin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmë, ku në një prononcim për mediat Rama ka shpërthyer ndaj gjyqtarëve, që vendosën takimin në mënyrë arbitrare. Gjyqtarin Xhaja e quan inkompeten­t. Drejtori Rama pohoi se përveç arbitrimit edhe vetë Partizani ia fali Tiranës fitoren me gabimet, ku sqaron se i kishte tërhequr vëmendjen edhe Bitrit e Belicës për rastin e penalltisë të fituar nga Torasa. Drejtori pohoi se me këtë ndeshje duhet të lëkundet fanella e gjyqtarit dhe jo stoli i Sormanit.

A ndikoi gjykimi në këtë humbje?

Po ju, si mendoni? Gjersa e bëni këtë pyetje, domethënë se ka pasur diçka. Për një vendosjeje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu të luajmë që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, se prandaj ka ardhur edhe fjala arbitrare, nga një arbitër komplet inkompeten­t, unë nuk di çfarë të them. Kjo është një humbje kohe.

A jeni i zhgënjyer me këtë disfatë?

I zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona. I kam folur edhe Bitrit dhe Belicës se nuk duhet të dilte fare Torasa në atë pozicion. E filluam ndeshjen shumë mirë dhe ishim shumë të mobilizuar. Por siç e thashë ndeshja u vendos në mënyrë komplet arbitrare nga një arbitër inkompeten­t. Nuk e di kush e mori vendimin. Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë?

Derbi ndoshta vlen më shumë për tifozët, ju vjen keq për këtë?

Derbi vlen 3 pikë si të gjitha ndeshjet e tjera. Do ishte e bukur të fitonim edhe për moral, por nuk fituam dot se i falëm edhe ne me gabimet tona Tiranës ndeshjen.

A lëkundet stoli i trajnerit pas kësaj humbjeje në derbi?

Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania